INUK prish hotelin 5-katesh ne Dhermi

INUK prish hotelin 5-katesh ne Dhermi

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK), ka bërë të ditur se ka nisur  prishja e një objekti 5-katësh, në Dhërmi.  Objekti  që po prishet është një hotel dhe ndodhet në brezin e parë të rërës, pa leje dhe pa dokumente pronësie.

Bëhet fjalë për një hotel të ndërtuar në nga kryeplaku i fshatit të Dhërmi Gjik Stramarku, i cili në bashkëpunim me ish- regjistruesin e hipotekës së Vlorës, Eduart Dervishi ka tjetërsuar pronën publike, duke përfituar 1600 metra katrorë plazh në vijën bregdetare të këtij fshati. Gjatë ditës së djeshme, u publikua edhe kallëzimi në Prokurorinë e Vlorës, i bërë nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, pranë Kryeministrit.  Kreu i INUK Zyhdi Dajti ndodhet në krye të operacionit, i shoqëruar nga forcat xheniere të ushtrisë. INUK informon se objekti do të shembet me shpërthim të kontrolluar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama