ISIS Rama Perkrah SHBA-ve ne kete lufte

ISIS, Rama: Perkrah SHBA-ve ne kete lufte

Ka nisur sot seanca e Kuvendit të Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalimin e tij me zhvillimet në samitin e Uellsit dhe pikat kryesore që u diskutuan atje. Disa prej çështjeve të rëndësishme që ishin thelb në forumin e NATO-S, e që përbëjnë dhe thelbin e pikave që do shqyrtohen në vijim në Kuvend, ishin ato në raport me sigurinë dhe anëtarësimin në BE, të rajonit.

Anëtarësimi i rajonit në NATO dhe në BE, lufta në Ukrainë, terrorizmi dhe ekstremizmi islamik ishin disa nga çështjet për të cilat u diskutua në samit dhe për të cilat Rama tha se Shqipëria kërkoi integrimin e plotë euro-atlantik të rajonit, për të shmangur kërcënimet ndaj sigurisë dhe paqes në vend.

Kreu i qeverisë theksoi se veprimet agresive të Rusisë në Ukrainë, janë një precedent i rrezikshëm dhe shqetësues në Evropë, dhe një ndër shqetësimet prioritare të Uellsit. Rama shtoi se Shqipëria dënon këto "aksione agresive të Rusisë në Ukrainë, të cilat kanë rrezikuar sigurinë", dhe i krahasoi ato me veprimet e Bashkimit Sovjetik kundër Çekosllovakisë apo Hungarisë.

“Shqetësimi i dytë ishte rreziku nga terrorizmi dhe ekstremizmi, rritja e tensionit paraqet një sfidë të re dhe një kërcënim të ri dhe serioz jo vetëm për Sirinë dhe Irakun por edhe për rajonin dhe vendet e aleancës”, tha Rama.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama