ISIS kontrollon nje territor sa Britania e Madhe Ja cilat jane burimet e saj financiare

ISIS kontrollon nje territor sa Britania e Madhe: Ja cilat jane burimet e saj financiare

ISIS tashmë kontrollon një territor sa Britania e Madhe, duke përfituar 600 mijë paund në ditë nga shitja e naftës dhe nga haraçi për lirimin e pengjeve dhe ka sot një numër prej 10 mijë militantë, thonë ekspertët.

 

Matthew Olsen, zyrtar amerikan kundër terrorizmit thotë se Shteti Islamik i njohur si ISIS është” një organizatë shumë ekstreme që  vepron në një pjesë kaotike të botës” dhe e sheh veten si “lidere e re globale e lëvizjes xhihadiste”. ISIS lindi në Siri gjatë rebelimit kundër presidentit Bash al-Assad, por u zgjerua edhe në veri të Irakut në fillim të këtij viti. Olsen thotë se ISIS zgjeroi territorin për shkak të pafuqisë së qeverisë në Siri dhe Irak.

 

ISIS po bëhet gjithnjë e më shumë një grup terrorist me shumë të ardhura, pasi shumë burime të ardhurash në Siri dhe Irak kanë rënë në duart e tyre. Para se ata të hynin në Mosul, një burim ka thënë për “The Guardian” se grupi ka cash dhe asete një pasuri prej 875 milionë dollarë.

 

Duke shtuar paratë që kanë grabitur nga bankat si dhe armatimet që kanë, kësaj pasurie i duhet shtuar 1.5 miliardë dollarë. ISIS tashmë kontrollon dhe rrjetin e rafinerive të naftës në veri të Irakut dhe në Siri.

 

Luay al-Khateeb, drejtor i Institutit të Energjisë në Irak thotë se në fushat e naftës në Irak që kontrollohen prej tyre mund të prodhohen 80 mijë fuqi naftë në ditë. Por ata prodhojnë gjysmën e kësaj shifre. Ai përllogarit se duke e shitur naftën në tregun e si grupi terrorist përfiton 2 milionë dollarë në ditë. Bashkë me naftën që nxjerrin nga Siria, kjo shumë mund të dyfishohet ose trefishohet. Një burim tjetër të ardhurash për ISIS janë shitja e sendeve antike, deri në 8 mijë vjet të vjetra, prej të cilave kanë bërë një pasuri prej 36 milionë dollarë vetëm nga një rajon i Sirisë.

 

Agjencitë e inteligjente besojnë se ISIS u ofron luftëtarëve pagesa më të mëdha se çdo grup tjetër në rajon, ku bëhet fjalë për rreth 400 dollarë në muaj. Por, pavarësisht gjithë këtyre ISIS nuk është një grup i pathyeshëm.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama