IZHA Kurrikula e re e njesur Shqiperi-Kosove nis zbatimin ne 2015-2016

IZHA: Kurrikula e re e njesur Shqiperi-Kosove, nis zbatimin ne 2015-2016
Nuk do të jetë vetëm Abetarja, Historia dhe Gjuha Shqipe e Njësuar mes Shqipërisë dhe Kosovës, por e gjithë kurrikula e arsimit bazë.  Kjo kurrikul e re e cila është në fazë konsultimi me grupet e interesit në të gjithë vendin është po me të njëjtin hap serioz dhe në Kosovë.

Të dyja qeveritë po punojnë me hartimin e teksteve të njësuara përcaktuar në këtë kurrikul. Drejtoresha e Institutit të Zhvillimit të Arimit, Tidita Abdurrahmani tha se ekepertët po punojnë intesivisht në të dyja vendet.

Por kjo kurrikul e njësuar mes Shqipërisë dhe shqiptarëve të Kosovës do të vihet në zbatim në vitin shkollor 2015-2016 nga klasa e parë deri në të nëntën.

Deri më tani teksti i Abetares është i njësuar. Autoritetet e arsimit, dhe akademikë po punojnë për njësimin e teksteve Gjuhë Shqipe dhe Histori dhe kanë 2 vjet kohë për të hartuar e miratuar kurrikulën e re të njësuar të arsimit fillor e 9-vjeçarë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama