Zlatan Ibrahimoviç vazhdon të jetë një nga lojtarët më argëtues kur bëhet fjalë për deklaratat që jep para mediave. Por sulmuesi suedez ka zbuluar se edhe ai argëtohet sa herë që sheh histori rreth vetes në media të ndryshme, sidomos ato ku shkruhet se po mendon kthimin në kampionatin suedez.
"Jam shumë i mirë për kampionatin suedez. Unë dua që ju të vazhdoni të shkruani historitë tuaja, në mënyrë që unë të argëtohem duke i parë. Kur të mërzitem me to, do të tregoj se në cilën skuadër do të shkoj", tha Ibrahimoviç.