Ibrahimovic kunder Italise nje histori e gjate 12 vite

Ibrahimoviç kundër Italisë, një histori e gjatë 12 vite

Italia dhe Zlatan Ibrahi moviç, Zlatan Ibrahi moviç dhe Italia, një "roman" i gjatë 12 vite dhe ndoshta nuk është shkruar ende kapitulli i fundit. Shokë dhe kundërshtarë, fitues dhe humbës, shpeshherë i urryer, por gjithmonë i respektuar.

Sweden's forward Zlatan Ibrahimovic points his hand during the Euro 2016 group E football match between Ireland and Sweden at the Stade de France stadium in Saint-Denis, near Paris, on June 13, 2016. / AFP / JONATHAN NACKSTRAND (Photo credit should read JONATHAN NACKSTRAND/AFP/Getty Images)

Ka ndërruar klube të ndryshme, por gjithmonë deciziv, sidomos në Itali, ku ka lënë gjurmë të forta, si lider, por edhe si një rival i frikshëm.

Madje, ai përgatitet të godasë sërish "axurrët", ashtu sikurse bëri 12 vite më parë, në Oporto, në Europianin 2004, një ndeshje që Xhixhi Bufon e mban mend mirë, ndonëse portieri nuk është i vetmi që përballë Ibrës ka diçka për të kujtuar. Dhe sot do të mësojmë çfarë do të shkruhet në kapitullin e radhës...

Thembra ndaj Bufonit - Atë goditje me thembër, që përfundoi në gol...Xhixhi Bufon vështirë se e ka harruar, sepse ai gjest nuk ishte thjesht i një futbollisti, por edhe i një "rripi të zi" në taekwondo. Ibra, me një akrobaci spektakolare, arriti ta dërgojë topin aty ku jo Bufon, por as "Bobo" Vieri, i cili ishte duke mbrojtur shtyllën, nuk arriti që ta ndalte.

Sirigu, gola dhe grushte - Në verën e vitit 2012 u gjendën së bashku, në Paris. Shoqëria mes tyre ecte në fijen e pasioneve të tyre: Ibra "rrip i zi" në taekwondo, ndërsa Sirigu një i apasionuar pas boksit.

Dhe të dy, në Paris, vendosën që përveç seancës së futbollit të stërvisnin muskujt duke simuluar edhe një duel mes tyre, ku shumë prej të pranishmëve nuk po e kuptonin nëse ata po rriheshin seriozisht, apo ishte thjesht një lojë?

Djaloshi Bonuçi u rrit - Në sezonin 2006-2007, Leonardo Bonuçi ishte një nga të rinjtë premtues të Interit dhe trajneri Roberto Mançini i urdhëronte juventinit të sotëm që të luante gjithmonë kundër Ibrës, ndaj të cilit nuk bënte komplimente, por shpeshherë i ndërhynte ashpër, shumë madje, duke mos pasur frikë nga përplasjet.

Dhe kjo kurajë e treguar i pëlqeu jo pak Zlatanit, i cili i rrihte shpatullat adoleshentit Bonuçi. Shkëndijat me Kielinin - Praktikisht nuk ia kanë kursyer kurrë njëri-tjetrit shkelmat, por edhe fjalët e ashpra. "Kielini më bëri një faull të rrezikshëm nga mbrapa, prej frikacakësh dhe brenda meje mendova: 'Tani do ta bëj që të mos qëndrojë më në këmbë për disa kohë'".

Por gjatë atij Inter-Juve nuk pati më mundësi që ata të përballeshin dhe në fund të takimit, Ibra e kapi Kielinin nga koka: "E tërhoqa pas meje si një qen, nga koka. Kielini papritur u tremb dhe unë i kthehem: 'Doje të përlesheshe dhe tani po e bën në brekë'". Dhe sot, prisni betejën e radhës...

De Rosi, rivali fisnik - Asnjë nga italianët nuk e ka shkundur kokën në shenjë dorëzimi përballë Ibrahimoviçit. Suedezi ka realizuar 9 gola kundër De Rosit, 1 me bluzën e Juves, 8 me të Interit.

Për mesfushorin është një tabu, sepse kundër suedezit, në 14 ndeshje, ka shijuar 10 humbje, por asnjë tjetër nga grupi aktual i Kontes nuk i ka realizuar skuadrave të Ibrës 2 gola, apo akoma më shumë t'i rrëmbejë një trofe, si Superkupën e Italisë në vitin 2007: gol i De Rosit me penallti dhe Zlatani që mbetet me duart në brez, i dorëzuar.

Mota, llafazani i fortë - Respektin reciprok e fituan duke luftuar dhe kërcënuar njëritjetrin në fushën e lojës. Ishte një ditë tetori e vitit 2008, kur në "San Siro" luhej një Inter-Xhenoa, e cila përfundoi 0-0. Murinjo ishte i tërbuar, por edhe Zlatani, sepse Tiago Mota provokoi tifozët zikaltër për 90 minuta, aq sa në fund të takimit, ky fakt e shtyu suedezin të deklaronte:

"Mota flet shumë, ndërsa unë luaj". Tabuja Xhakerini - I pamposhtur përballë Ibrahimoviçit. Asnjë tjetër nga 23 italianët e Kontes nuk mund ta thotë këtë. Madje, "xhuxhi" Xhakerini, së bashku me shqiptarin Erjon Bogdani i prishën debutimin me fanellën e Milanit suedezit. Ishte 11 shtator 2010, kur i ftuar nga Bogdani me një asist perfekt, Xhakerini shpërtheu në shpejtësi dhe shkundi rrjetën, pasi shqiptari kishte zhbllokuar takimin.

Konte, çfarë rivali - Për sa mund të vlejnë precedentët në këtë rast, fakt është që Zlatan Ibrahimoviçi nuk është kurrë i lumtur kur ndesh si kundërshtar Antonio Konten. Kundër skuadrave të tij, në rastin konkret ndaj Juventusit, Ibra humbi tri ndeshje nga tri dhe suedezi nuk arriti t'i shënojë asnjë gol.

Por Ibra kurrsesi nuk e mori me nervozizëm duelin me Konten, përkundrazi e përqafoi dhe e përgëzoi, madje duke mos humbur rast që të përgëzonte edhe atë Juventus të Kontes ndër vite, ndërsa Antonion e shenjtëroi si "Murinjon italian".

Përgatiti: JETON STAMOLLA



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama