Ian Purkayastha (biznesmeni i kërpudhave) – Kur nisi të shiste kërpudha të rralla me 2 250 dollarë kilen, i riu amerikan nga Arkansasi ishte vetëm 15 vjeç. Pasioni i tij për kërpudhat lindi që i vogël, kur shkonte në kërkimin e tyre në pyje, së bashku me familjen..
Me kohën, Ian u specializua aq shumë në këtë specialitet, sa që nisi të kultivonte vetë kërpudha të rralla, ndërsa është në gjendje të rrisë shumë fitimet e tij duke ditur se ku të kërkojë në pyje. Falë kompanisë “Truffle Unlimited”, ai ka fituar deri tani mbi 1 milion dollarë.
David Schottenstein (kostumet e ricikluar) – Menjëherë pasi mbaroi shkollën e lartë për judaizëm në vitin 2003, 21-vjeçari hebre pati idenë që të udhëtonte në Hong Kong, për të blerë kostume meshkujsh të cilësisë së lartë, me çmime të ulta.
Ai investoi 75 mijë dollarë kursime të familjes në këtë aktivitet dhe brenda një viti, fitoi rreth 600 mijë dollarë nga shitjet derë më derë. Sot, ai ka shumë punonjës dhe një kompani të vetën që merret me këtë punë, ndërsa fitimet e vitit 2010 arritën kuotën e 20,5 milion dollarëve.
Jason Brian (autocricket.com) – Menjëherë pasi përfundoi shkollën e mesme, Jason Brian vendosi të blinte publicitete online, duke bërë që faqja e krijuar prej tij, autocricket.com, të pozicionohej sa më lartë në motorët e kërkimit në internet.
Faqja e tij u shndërrua brenda pak kohësh në faqen më të specializuar për dhënien e këshillave për të gjithë ata që donin të blinin një makinë të re, duke i dhënë informacione të specializuara. Në 6 muajt e parë të vitit 2010, 21-vjeçari fitoi 1,2 milion dollarë.
Joshua Dziabiak (showclix.com) – Në vitin 2005, 18-vjeçari shiti për 1 milion dollarë një faqe interneti të quajtur “Mediacatch”, e specializuar në shitjen e biletave të muzeve, koncerteve dhe evenimenteve të tjera.
Paratë e fituara i riinvestoi në një faqe të re, të quajtur “Showclix”, e cila ofronte të njëjtat shërbime, por shumë më të specializuara dhe me më shumë opsione, duke mbajtur për vete një komision që varion nga 7-15%. Vitin e shkuar ai fitoi 9 milion dollarë.
Daniel Gomez Iniguez (nafta bio) – Një i ri meksikan, Daniel programoi një instrument që është në gjendje të përthithë vajin e bimëve dhe t’i shndërrojë ato në naftë bio. E projektuar që në shkollën e mesme, Iniguez mundi të vinte në jetë këtë pajisje në universitet.
Makinerinë e parë të këtij lloji e shiti për 150 mijë dollarë, por ruan patentët e produktit dhe ka nxjerrë shumë përfitime të tjera, nga shitjet në masë. Ndërkohë, ka krijuar edhe një markë, e cila mbjell plantacione me bimë, nga të cilat prodhon bio-nafta.