Qe se i a mrrijtem edhe ksaje: Politika shtini nder gjire te veta- po thuej- te gjitha lamijet e jetes nierzore. Sod nuk kemi vetem politike shtetnore e kombtare; politika ka depertue ne jeten shoqnore, ekonomike, etj, etj. Hini der ne kulture e matet t’a bajt per veti edhe jeten morale.
Shka don me thane politike? Shfrytesim i rases, i ndolljes, i çastit. Kshtu nemose tash se voni shkruete, e, - me shumicen e shkrimtareve t’one- kuptote nji shqyptar ne shej per idealogi nierzore e atdhetare. Ksaje sod i thone politike reale.Ktij parimi e ktij sistemi na shqyp i thomi me e qite ujin ne mulli te vet, me çe do mndyre e me çe do mjet, pa marre para sysh as parim as drejsi, por vetem e vetem si t’a levertise e si te del ma mire per veti a per çashtje qi ke marre mbi veti.
Ne ket mndyre politika bahet nje fare avokature, por me ket ndryshim, se prej avokati kerkohet ligje e drejtsi, me sa nieri i politikes, ne themel te ktij parimi, po desht verte te baje politike, e xen vetin te liruem prej çe fare do ligje, edhe te nderes e te moralit. Suprema lex e tija asht dobija reale e konkrete qi do te xjerre. Kallzojn per Knjaz Nikollen e Malit te Zi, se t’ue ndeje ‘i dite me nji mik te vetin, paska ra bisedimi mi politike.Shka asht politika? –e pvetka mikun Knjazin. Tue pase ngurrue aj ne te pergjegjun, me len, t’a kallezoj Madhni, i tha miku: Politike don me thane, po te rrejsh ti, une me duartrokitje te brohoris: Te lumet! E po rrejta un, te me burgosish si fajtuer, pa pas te drejte te lypi arsye.
Ne perjudhen t’one kemi vojte pernjihere ne kulmin e perparimit e ne kulmin e krizeve. Kemi kriz menduar edhe ne lamen politike.Nierzt e kohes, nierzt e politikes nuk po dijn t’u apin dum problemeve te mdha qi u kan ra mbi krye; e kta jo aq prej nevojve te reja shoqnore, te cilat, kah dite per dite shtohen, kaperthyeshem ngatrrohen, por sidomos pse, kane xane te nisin prej disa parimeve te gabueme, si t’ishte ne dore te tyne t’i ndrrojn natyre nierit e punve; sa ma hapte duen te shohin, nierzt e politikes, aq ma teper jane te ngushtuem te kufizohen ne dobi e leverti; kndej kerkesat e tyne gjithhere te paplotsueme, dishiret e vullndesa e tyne gjithmone te pangishme.
Kjo asht nji pune e vertete, se nierzt sod nuk po merren vesht shoq me shoq mbi kuptimin themeluer te jetes, ne daç si vehtje, ne daç edhe si kolektivitet; e pra ditunija socjologike e etike ka mrrijte ne nji zhvillim te mrekullueshem.Qe sod, problemi i jetes asht vu, por kush asht burre t’a zgidhe? Kta pra don me thane, e as shkenca, as teknika nuk mjaftojn. Ata te cillt i kan dale zot, udhehejksat, organiatoret, njerzt ne fuqi duen te nisin prej nji parimi, prej parimi politik, kah ata vete e dijn se nuk hece.
Ky eshte kontrasti rrotullues i shoqnis nierzore. Jeta moderne, koha e jone, analizue mire, ne fund te fundit asht materjaliste pa dyshim. Qe ktu asht ndeshja e krizeve: Udhehjeksat e soçem duen te jene idealista materialist. Dy ide te pashoqnueshme, dy pune te paperkueshme, dy skaje te kunderta, qi ndryshojn e rrin larg sa qiell e dhe.Idealista pa ideal, pse ne fund te fundit materjalista.
Mire po edhe ksaje i duel boja; u pa e po shihet kjarte se as kshtu nuk ban. Idealogija materjalistike njemend bani bankrrote teoretikisht, sa m’u mbajte e m’u thirre si asht njemend, e ndyt, por praktikisht po ka ne dore gati gjithshkafen.Nieri, si do te hece fati i tij, nuk asht berr, nierzimi kerkoi arsyen e ksaje gjeje mendore e praktike e pveti: a ka se si mund te jemi idealista materjalist? Edhe ksaje iu gjet kllefi. Ideali politik, po i materjalizuem, psi i pshtetun vetem ne leverti, u vesh me nji forme te hijshme e te pershtatun, qi ia qorroj syt shumkuj. U krijue “mistika” politike.
U kapercye metafizika, edhe pse u kapen ne mistike! S’ka ma veshtrime e parime te ngulta e te njemendta, por shnderrime mendimi, kapercim kuptimi, transformim jete, ba me ma te madhin elasticitet, sajue me ma te hapten fantazi, t’faqe me mndyret ma te nderrueshmet. Ky asht kulmi i rropameve politike nierzore te kohes s’one. E nieri met aj se aj, veçse u buer ekvilibri ndermjet tij e rrethit brenda te cilit rrnon: Institucjonet nierzore, familja, shteti, shoqnija, organizatat etj., ata shka asht, nuk i gjegjin aspiracjoneve te kohes.
Tash pra njana dysh: a se duen ndrrue institucjonet nierzore, a se duen sherue smundjet shpirtnore e rropamet e nierit modern. Lamshi i jetes, kshtu i ngaterruem suell shum smundje ne jeten nierzore, e para nder te cillat asht mosbesimi ne politike, qi, per rrjedhim te natyrshem, kurrkund nuk u ndie ma keqas se ne lamen ekonomike. Dyshimi, droja, mosbesimi e kan kape per fyti, financen nderkombetare e jane me kuti t’ia marrin frymen, me sa ekonomit kombtare ndjekin nji udhe fatale pa e dijte se ku do te dalin.
Vemja e mosbesimit ndermjet kombeve shkaktoi autarkit ekonomike e po krijon nji “ekonomi per lufte”; kredit e shpenzimet per mjete luftarake po e kapercejn, kerrçikun ekonomik ne setcillin vend; ekonomit kombetare jane te ngushtueme te ndjekin rrjedhjen e fatin e gatimeve luftarake. Ne ket mndyre u mekanizua jeta financjare e ekonomike; shtetet, me randim e dam te madh te popujve, do te caktojn perfitimin e konsumin ne themel te nevojve e te mjeteve luftarake; industrit e mdha mueren shkas e randsi te pare, me sa industrit e vogla ne dobi te popullit si b.f. bujqsija, mbeten ne te dytin rend.
Rrjedhimi i natyrshem i keti sistemi jane taksat. Ekonomija e vendit shkon e maron nder te dheta e nder pagesa, ne vend te themelohet nder perfitime reale.Interesa e perbashket, qi sod çe mos kurr, demek po merret per ideal e po hyjnohet, asht ba vegel per qellime te tjera; e mira e perbashket mbet nji emblem i bukur, por gja abstrakte, qi maron pluhun sysh. Ne tjetren ane perkrahen intereset e veçanta: dobija e klases dirigjente, politika ushtarake, industrit luftarake etj. Te gjitha kto perligjen me fjalen e bukur, me arsyetimin sofistik, me trajten terhejkese “e mira e perbashket”.
Kso dore politika s’ka kund themel: qellimi shoqnuer nuk ama qellim, por mjet i qellimeve te tjera, natyrisht jo te para, as te pergjithta, por te dyta e te veçanta.Prej se sundueset nuk dijn a por nuk duen te dijn shka jane e ku do te maten ndolljet politike, nierzimi do te vuej gjithnji, si kje ne pagje, si ne lufte. Nder se marri te kohes s’one, bje ne sy çe mos kurrnji tjeter, kontrasti i madh, se mos çe kur dishrohet e çohet ne qiell pagja, e çe mos kurr bota asht shtrengue per lufte; kurr s’a fole ma madhnisht se tash per nji sistemacjon vllaznuer per popujt, e kurr s’jane ba ma shum studime per t’a ba luften sa me dermuese e antinjerezore.
Udhehjeksat e popujve kan ba nji gabim te madh: kan harrue se nieri si nieri, e populli si popull, me sa mund te bajne pa ajr e pa ushqim, aq mund te bajn pa mirsi e drejtsi; ata rrehen, tue kujtue se problemet e jetes nierzore mund te zhvillohen vetem me formula, pa vlere te njemendta shpirtnore; ata e tregojn vetin te padijshem po s’u kujtuen se e keqja s’muhet veteem me te keq e se lufta nuk ka dert per lufte.Thue s’mrrijn nierzt te kuptojn kaq e gja?
Po sugure, veç kaq s’mjafton; lypet edhe t’a dishmojn ket te vertete, e per t’a ba ket hap shpetimtar duhet sinqeritet, ndergjegje e guzim. Pa kta, te gjitha rropamet tjera jane fjale n’ere, qi njerzt e erret perdorin per te luejte gurt e vet ne korris te jetes nierzore.Tash dy pvetje:A e dijm na shqyptaret se ne çe parim themelohet e mbas cillit sistem rrjedhe jeta e jone vetjake, shoqnore, morale, ekonomike e politike? E po patem diejenin a jeme te paisun me at sinqeritet, ndergjegje e guzim, qi lypen per t’a zhvillue e perfundue problemin e jetes?