Igli Tare krenar per Kombetaren ja cfare thote per Rashicen

Igli Tare krenar për Kombëtaren, ja çfarë thotë për Rashicën

Pas fitores që Kombëtarja shqiptare e futbollit arriti një natë më parë ndaj Rumanisë (0-1), ish-futbollistë të saj në vite kanë vlerësuar paraqitjen e treguar në finalet e Europianit "Francë 2016".

igli-tare

Drejtori Sportiv i Lacios, Igli Tare, shprehet se foca e ekipit nuk janë talentet e veçanta, por puna në grup dhe kontributi i De Biazit.

Ish-sulmuesi i Kombëtares ka vlerësuar edhe mbështetjen e tifozëve në Francë si arma tjetër e fortë e suksesit të ekipit. Ndërsa për përjashtimin e talentit Milot Rashica nga lista final e De Bizit, ka thënë se ai ka të ardhme me kuqezinjtë dhe pritet të shkëlqejë në të ardhmen.

Milot-Rashica-658x411

"Kjo skuadër më ka pëlqyer në këto tre ndeshjet e para sepse ka prezantuar vlerat e vërteta të popullit shqiptar që janë dëshira dhe vendosmëria për të shkuar deri në fund.

Këta djem në këto dy javë po na prezantojnë më së miri, të shohësh stadiumin e Lionit me 30 mijë shqiptarë dhe festat e mëdha që janë bërë pas humbjeve kundër Zvicrës dhe Francës, kanë qenë emicione të bukura.

I gjithë populli shqiptar është krenar për punën e De Biazit dhe të djemve",-ka thënë Tare sipas "Sportmediset".

Ndërsa për mundësitë e kualifikimit të Shqipërisë, Tare ka thënë se edhe pse Kombëtarja mund të mos kualifikohet, ajo që skuadra tregoi në fushë ka qenë e shkëlqyer.

"Është hera e parë që marrim pjesë në një kompeticion kaq të rëndësishëm. U panë disa hapësira në dy ndeshjet e para, por paçka këtyre ekipi u përpoq gjithmonë për ta luajtur ndeshjen deri në fund.

Pas fitores së djeshme do të mblidhemi para televizorit për të bërë tifoz për të tjera skuadra dhe për të shpresuar në vazhdimin e rrugës. Forca e vërtetë e këtij grupi është që nuk ka kualitete të mëdha, por luan si skuadër.

Ju nuk e njihni ndjenjën që kemi ne shqiptarët, por arma më shumë e kësaj skuadre është tifozëria që transmeton një mbështetje të vazhdueshme. Atmosfera që tifozët shqiptarë krijojnë është e pabesueshme.

Pashë vendosmëri të madhe për të arritur objektivin e herës së parë",-ka thënë ish-sulmuesi i Kombëtares.

Duke folur për talentet e veçanta të Kombëtares, Tare është ndalur edhe tek Milot Rashica.

"Në këtë Kombëtare nuk shoh talente të mëdha, por them Rashica që luan te U-21 dhe që u përjashtua nga lista finale për në Europian: Mendoj që mund të bëhet një lojtar shumë interesant në të ardhmen",-ka thënë Igli Tare.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama