Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, ka paralajmëruar një revolucion të vërtetë në klubin kryeqytetas duke thënë se vitin e ardhshëm ekipi do të jetë tërësisht ndryshe.
Në një intervistë për mediat italiane, Tare ka shpjeguar se Lacion e lakmojnë shumë futbollistë dhe ata që nuk e ndjejnë vetëm pjesë e ekipit mund të largohen.
"Do të këtë ndryshime në fund të sezonit. Vitin e ardhshëm Lacio do të jetë tërësisht ndryshe. Është e vështirë të punosh në Romë, duhet të analizojmë me mendje të ftohtë çdo vendim që do të marrim për të ardhmen. Kush nuk ndjehet i vlerësuar në këtë klub, mund të marrë në konsideratë mundësi të tjera. Emri i Lacios lakmohet nga shumë futbollistë dhe këtë e kuptoj duke punuar në merkato",-ka thënë Tare për "Mediaset Premium", para ndeshjes Lacio-Inter (2-0).
I pyetur se sa vlejnë Biglia dhe Kandreva, Tare la të hapur mundësinë që ata të largohen sezonin e ardhshëm.
"Janë futbollistë që kanë një vlerë të rëndësishme. Vitin e kaluar kishim një strategji për t'i mbajtur, por këtë vit do të marrim në konsideratë çdo ofertë për të mirën e Lacios",-ka ai.