Ikardi snajper Perisic mbret i asisteve ja me te miret e Interit

Ikardi snajper, Perisiç mbret i asisteve, ja më të mirët e Interit

Vendi i katërt pas skuadrave si Roma, Napoli apo Juventusi duket se nuk është një rezultat negativ për Interin që e nisi kampionatin me qëllimin për të fituar një biletë për Ligën e Kampioneve. Gjithsesi ky sezon është pozitiv për Mançon. ikardi interZikaltrit këtë vit kanë grumbulluar plot 12 më shumë krahasuar me atë çfarë mori skuadra një vit më parë. Në këtë drejtim, vetëm Napoli i Sarrit është përmirësuar më shumë krahasuar me një vit më parë (grumbulluan 15 pikë më shumë).

"Snajper"

Mauro Ikardi në këtë sezon ka zbuluar instinktin e tij "vrastar". Mes golashënuesve më të mirë të kampionatit (janë marrë vetëm ata që kanë realizuar 7 gola e lart), ai ka përqindjen më të lartë të shënimit (30,8%).

Surprizat

Geri Medel ka qenë mes më të mirëve të Interit këtë sezon për numrin e topave të rikuperuar dhe pasimeve të suksesshme. Një tjetër lojtar që ka bërë diferencën ka qenë edhe Perisiç, i cili "kryeson" në dy kategori (për asiste dhe krosime).

Prezent

Lojtari me më shumë minuta në fushë ka qenë Samir Handanoviç. Portieri slloven ka qëndruar në fushë për plot 3240 minuta


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama