Në ditën e tretë të vizitës zyrtare në Shqipëri Presidenti grek Karolos Papoulias mori pjesë në meshën e mbajtur në manastirin e “Shën Nikollës” në Këlcyrë, të drejtuar nga kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos. Mesha u mbajt në shqip dhe greqisht në përkujtim të ushtarëve të rënë në luftën italo- greke. Pas saj, kreu i shtetit grek ka vendosur kurora me lule tek kryqi i madh në nder të ushtarëve të rënë grekë. Në vijim të turit të tij në jug të vendit, Presidenti Papoulias vizitoi edhe një nga fshatrat e Dropullit, ku banon minoriteti grek, Derviçanin. Gjatë fjalës që po mbante Presidenti Papoulias, ka ikur energjia elektrike.
Edhe pse energjia u rregullua, Papoulias nuk pranoi që të merrte më fjalën duke qëndruar i ulur në karrige. Lidhur me ndërprerjen e energjisë elektrike ka reaguar edhe Ministria e Brendshme e Shqipërisë, sipas të cilës, organizatoret e aktivitetit rrymën elektrike e kanë siguruar nëpërmjet gjeneratorit dhe se ndërprerja mund të ketë ardhur pikërisht për shkak të problemeve të gjeneratorit. Ndërkohë në qytetin e Gjirokastrës, presidentin grek, Karolos Papoulias, u shpall “Qytetar Nderi”. Titulli që iu dorëzua dje nga vetë kreu i Bashkisë, Flamur Bime, kishte motivacionin “për kontribut në formacionin e marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Greqi. Në fjalën e tij, presidenti i Greqisë, Karolos Papoulias u shpreh se ndihet i emocionuar për vlerësimin.“Titulli është nderi më i madh që më është bërë në jetën time.
Me Gjirokastrën kam lidhje fëmijërore që s’do t’i harroj. Vij nga Këlcyra me emocion. Jam përpjekur për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi”, tha Papoulias. Në Derviccan, kreu i shtetit premtoi për minoritarët se pavarësisht krizës së thellë ekonomike, do të shihet mundësia për rikthimin e pensioneve. “Përfaqësuesi i qeverisë greke që shoqëron mua , vjen për të konfirmuar mënyrën më kategorike që atdheu është gjithmonë në anën tuaj për t’u kujdesur për problemet tuaja dhe do të mundohet me çdo mënyrë dhe mjet , pavarësisht nga kushtet aktuale financiare, për të përmirësuar dhe për të zgjidhur problemet e përditshme që ju shqëtësojnë ose në Shqipëri ose në Greqi. Unë e di problemet e pensioneve që ju shqetësojnë . Ministrat grekë përgjegjëse më kanë siguruar se po bëjnë përpjekjet për të zgjidhur ato pjesërisht edhe si mbajtje e të drejtës për kujdes shëndetësor”, deklaroi Papoulias në Derviccan.
Takimi me Bashën
Pas takimit me kryetarin e shtetit Bujar Nishani dhe me anëtarët e qeverisë, në ditën e tretë të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri, presidenti grek u takua edhe me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha. Kryetari i PD-së kërkoi anulimin e ligjit të luftës. “Ligji i luftës nuk duhet të ekzistojë, jo vetëm se Shqipëria dhe Greqia janë dy popuj miq, 2 vende anëtare të NATO-s, por krijon një perceptim të gabuar për marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe për shkak të problemeve që hap në lidhje me sekuestron konservative të pronave të qytetarëve shqiptarë, veçanërisht atyre çamë”, deklaroi z.Basha. Në fjalën e tij, kreu i PD-së ngriti edhe shqetësimin e toponimeve, që ka vështirësuar lëvizjen në kufi të qytetarëve shqiptarë të lindur në Greqi. Lidhur me këtë çështje, presidenti Papoulias theksoi se është ngritur një komision i përbashkët mes dy vendeve dhe shprehu bindjen se shumë shpejt do t’i jepet një zgjidhje përfundimtare këtij problemi.
Nëna shiti unazën e martesës për të mbijetuar
Gjatë marrjes së titullit “Qytetar Nderi: në Gjirokastër, presidenti grek tregoie dhe një histori njerëzore nga fëmijëria e tij. “Në këtë qytet historik të Gjirokastrës , në këtë qytet ka frymëzuar Shqipërinë . Unë dua t'ju siguroj se është nderi më i madh që unë kam deri tani në kaq shumë vite të jetës sime . Dua të rrëfej se çfarë do të thotë për mua Gjirokastra . Ne kemi ardhur në këmbë me nënën time nga Voskina për Gjirokastrën , për të shitur unazën e dasmës së nënës sime dhe për të marrë misër për të mbijetuar. Janë gjëra që ju si keni në jetën tuaj . Këto lidhje nuk mund të harrohen kurrë. Në të vërtetë luftuan për miqësinë greko-shqiptare . Pse mendoni ju se popujt vëllezër nuk mund të ndahen, një ka mbyllur derën për një tjetër. Kishte për të hedhur dyert e hapura dhe të biznesit. Kjo nuk ishte e lehtë . Edhe sot ne e pranojmë sulme nga njerëz të cilët kurrë nuk e kuptojnë se çfarë është dashuria , miqësia, vëllazërimi. Ne do të luftojmë për këtë vëllazëri të popujve.