Bota jonë është sigurisht shumë ndryshe nga ajo që ai bëri.
Steve e filloi duke bërë kompjuterin e parë Apple në garazhin e shtëpisë me shokun e fëmijërisë Steve Wozniak, dhe nxorën në treg atë që mund të konsiderohet i pari kompjuter personal, që e quajtën Apple II. Pasi e joqën nga kompania në 1985, që sipas tij ishte gjëja më e mirë që i kishte ndodhur, ai bleu Pixar, kompania që më vonë krijoi disa nga filmat më të mëdhenj të animuar, përfshirë Toy Story, Cars dhe Finding Nemo.
Ai u rikthye te Apple 11 vjet më pas, kur kompania kishte marrë fund. Ajo që ai bëri është rikthimi më i bujshëm në historinë e biznesit. Apple u bë menjëherë kompania më me vlerë në botë. Apple i ka fitimet 65.2 miliardë $ në vit tani, krahasuar me 7.1 miliard kur ai u rikthye. Ai e rifilloi iMacs-ët me ngjyra të shndritshme, për të ndryshuar botën e kompjuterit një herë e përgjithmonë. Pastaj erdhi iPod, që revolucionarizoi botën muzikore dhe i çopi në kolaps industritë e CD-ve. Kompania e tij u quajt Apple në nder të Beatles që kishin një shtëpi diskografike me atë emër. Vlera e vërtetë e Jobs, ishte që të kuptonte se çfarë njerëzit do të duan më pas. “Për diçka kaq të komplikuar, është vështirë të krijosh produkte duke pyetur grupe të anketuarish. Shumë shpesh, njerëzit nuk e dinë se çfarë duan derisa ti ua vë atë para syve”, thoshte Jobs.
Ai la një pasuri prej 8.3 miliard $, por ai e përçmonte pasurinë. “Të jesh burri më i pasur në varrezë nuk më intereson mua… të shkosh çdo natë në krevat duke thënë se ke bërë diçka të bukur… kjo po, ka për mua vlerë”
SOMMARIO
Bill Gates: “Jam thellësisht i hidhëruar nga vdekja e Stivit. Rrallë do qëllojë që kjo botë të shohë një person që të ketë këtë impakt që pati ai, efektet e punës të të cilit do të ndjehen për shumë breza më pas. Ata prej nesh që patën fatin të punojnë me të, e dinë se ky ka qenë një nder i pafjalë. Do më mungojë pafundësisht.”