Koleksionisti i veprave të artit, Gjergji Thimio i cili është arrestuar në kuadër të operacionit “Ikona” në tetor të vitit të kaluar, ka lëshuar akuza të forta sot në seancën gjyqësore që zhvillohej ndaj tij mbi deputetin e PS, Koço Kokëdhima, por edhe mbi Artan Lamen dhe kryeministrin Edi Rama.
Thimio ka deklaruar se akuzat ndaj tij për trafikim të veprave të artit janë të pavërteta dhe se arrestimi i tij është bërë në shenjë hakmarrjeje, pasi ka refuzua t’i japë një pikturë të Onufrit me vlerë 1 mln, deputetit Kokëdhima të cilën sipas Thimios, ky i fundit donte t’ja bënte dhuratë këshilltarit të kryeministrit Rama, ish-kryeministrit britanik Toniy Blair.