Mbrojtesit e qelizave
Pikerisht ketu hyjne ne loje antioksiduesit, qe ndreqin se paku pjeserisht demet oksiduese. Per te thene te verteten, mekanizmi sipas te cilit veprojne nuk eshte ende edhe aq i qarte, por nderkaq dihet qe pershembull betakarotina [vitamina A], vitamina E apo edhe seleni jane te cmueshem per elasticitetin e fibrave dhe licopeni [domatet jane te pasura me te] mbron qelizat e sistemit kardiovaskular. Nje sistem laboratorik kimik kaq i sofistikuar sic eshte trupi yne, eshte i afte t\'i prodhoje me se miri, mjaft ta furnizojme me lendet e duhura. Pershembull ky laborator di te perdore mjaft mire ne funksionin antioksidues disa vitamina, si ate E [qe gjendet ne drithra] apo vitaminen C [me te cilen jane te pasura agrumet] dhe shume minerale si magnezi [tek bizelet dhe spinaqi] por edhe hekurin dhe kromin [te cilat alkimisti yne i brendshem duhet t\'i perpunoje pasi ne origjine ato jane oksidues].
Pastaj, se sa te vlefshme jane vitaminat & co. per te mbajtur trupin ne forme e per te larguar rrudhat, kjo eshte dicka qe dihet. Ajo qe duam te dime me mire eshte se sa mund te na ndihmoje nje diete antioksiduesish per te parandaluar semundje te tilla te renda si tumori pershembull. Per kete eshte folur se fundmi edhe ne konferencen e nente nderkombetare per ushqimin, te mbajtur ne Rome. "Ekzistojne provat se ushqimet vegjetale na mbrojne nga kanceri". Kjo eshte teza e Mauro Serafinit, i Institutit per kerkimet mbi ushqimin. "Hipoteza qe ka me teper gjasa te vertetohet eshte se antiokisiduesit qe merren permes ushqimit, "dialogojne mes tyre", duke punuar se bashku kunder stresit oksidues, e duke reduktuar ne kete menyre demtimin e ADN-se. Keshtu zvogelohet rreziku i kancerit". Pra, pak me teper sesa nje dyshim i thjeshte, i konfirmuar edhe nga te tjere. "Popujt qe hane me teper fruta dhe perime, rezultojne me te shendetshem se ata qe jane mesuar me ushqime me origjine shtazore, te cilat favorizojne "skorjet", konfirmon Andrea Ghiselli, nje tjeter kerkues i ketij instituti. Por efektet pozitive te antioksiduesve nuk mbarojne me kaq.
Elozhe domates
Nje studim i Universitetit te Harvardit, spjegon se me ane te nje konsumimi te perditshem te vitamines C, jane ulur shqetesimet kardiake ne nje grup grash. Nje kerkim i rendesishem [pjeserisht i zhvilluar ne Itali], ka verifikuar se si nje kokteil antioksiduesish e ka permiresuar shikimin e nje grupi te semuresh nga syte, ndersa nje studim suedez ka treguar se nje diete mesdhetare ndihmon ata qe vuajne nga artriti reumatizmal. Nje rol ky qe e kryejne mbi te gjitha domatet, drithrat dhe perimet e gjelbra. Por qe megjithate nuk mund te bejne mrekullira. "Skorjet ne organizem nuk shkaktohen vetem nga djegia e oksigjenit, por formohen edhe per shkak te duhanit, nga konsumimi mbi normat i yndyrnave shtazore, i skuqjes apo i gatimit teper te zgjatur te ushqimeve: nuk mjafton sigurisht qe nje ushqim te skuqur shume ta mbysni pastaj me karrota apo me selino, duke menduar se keshtu po eleminoni efektet", paralajmeron doktor Ghiselli. Me fjale te tjera, nuk ia vlen qe t\'i konsiderojme si "antidode" e zakoneve tona te keqija.
Edhe tentativa per t\'iu drejtuar vitaminave te sintetizuara ne laboratore [qe shiten ne farmaci ne forme pilulash], eshte nje rruge qe nuk na con dhe aq larg. "Ne nje hape, nuk mund te gjendet kurre e gjitha ajo qe mund te gjendet tek nje frut: vitaminat por edhe polifenoli dhe mjaft substanca te tjera, qe nuk i njohim ende mire por qe bashkeveprojne midis tyre", kujton doktor Giselli. Pra, nuk do te mjaftonte nje farmaci per te zevendesuar nje molle. Superioriteti i ketyre substancave natyrale, konfirmohet edhe nga nje studim i fundit i publikuar ne revisten prestigjoze shkencore "Lancet" e cila pranon mungesen e provave ne mbeshtetje te efektshmerise se antioksiduesve te ndertuar ne laboratore.
Sa vitamina?
"Ata qe ushqehen ne menyre korrekte, nuk kane nevoje per asgje suplementare", na sigurojne kerkuesit. "Dhe ne ndryshim me ate qe ndodh kur ju drejtohesh tabletave, ne kete rast nuk ke kurre shqetesimin e dozave: mendon vete organizimi per te perzgjedhur se sa duhet".
Hipoteza se shume antioksidues ne nje pilule mund te bejne dem, eshte cuar me tej nga nje kerkim i Fda-se [enti qeveritar anglez per standartet ushqimore]. Kjo hipoteze, botuar gjithashtu ne "Jama" [gazeta e lidhjes mjekesore ne SHBA], u ka hapur udhen te tjera hetimeve per te zbuluar edhe me tej.
Nese tek dikush qe gezon nje shendet te mire, mjafton nje portokalle ne dite, per te garatuar dozen e duhur te vitamianve, ky arsyetim ndryshon per personat qe kane mangesi te te ushqyerit. Ne kete moment ndoshta eshte e nevojshme qe vitaminat te blihen ne farmaci, por asnjehere duke e vene veten ne rolin e mjekut e duke blere ato vitamina qe vete ne te na duken sikur na duhen, sidomos ne rastet e shtatezanise. "Ne kete rast pershembull, duhen perdorur tabletat qe permjane acid follik, per te parandaluar deformimet", thote eksperti. Kurse per gjithe te tjeret, nje "mjekim" i perbashket: sa me teper kivi.
Nga : Revista Klan