Ilacet me cmime si Greqia dhe Maqedonia

Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
Çmimi final që do të hyjnë në Shqipëri do të përcaktohet nga një Komision i posaçëm prej gjashtë specialistësh nga Minstria e Shëndetësisë, Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë si edhe ISKSH-ja. Vendimi është marrë dje në mbledhjen e qverisë. Komisioni do të marrë nga kompanitë farmaceutike ofertat për të gjitha llojet e ilaçeve që ato importojnë në vend dhe do t’i krahasojë ato me çmimet me të cilin një ilaç hyn në shtete si Greqia, Italia apo Maqedonia.

Në çdo rast, sipas vendimit të qeverisë, çmimi që do të aplikohet mbi ilaçet do të jetë ai minimal në të treja këto vende. Komisioni nuk do të marrë në shqyrtim çmimin final që aplikojnë këto vende nëpër farmaci për ilaçe të caktuara, por koston me të cilen një medikament vjen deri në doganë. Pjesë e këtij çmimi është kosto e blerjes, transporti, siguracioni dhe taksat. Në rast se një medikament nuk gjendet në listën e atyre që përdoren në një nga këto vende, do të merret për referencë kostoja me të cilën ilaçi hyn në shtetin më të afërt gjeografikisht që ka Shqipëria. Çmimet e barnave do të publikohen më pas në faqen online të Ministrisë së Shëndetësisë.

Vendimi i qeverisë vjen pas një serë ndryshimesh në sektorin e shëndetësisë siç është aplikimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar tek ilaçet në masën 10 për qind. Ndryshimet ligjore kanë hyrë në fuqi që prej shkurtit të vitit 2011 dhe prej asaj periudhe qytetarët ankohen për një rritje të mëtejshme të çmimit të ilaçeve, tregues të cilët janë pasqyruar edhe në raportet e INSTAT.

TVSH për shërbimet spitalore dhe qendrat estetike

Ekzekutivi miratoi në nëntor të vitit të shkuar një udhëzim të posaçëm për përfshirjen në skemën e TVSH-së edhe të disa shërbimeve të tjera spitalore por edhe të ngjashme. Sipas këtij udhëzimi, tatohen 10 për qind të gjitha furnizimet që shërbejnë për kujdesin spitalor, atë të ambulancave të lagjeve apo edhe urgjencave. I njëjti tatim do të jetë për ekzaminimet mjekësore të ofruara si nga spitalet shtetërore ashtu edhe nga privatët. TVSH 10 % aplikohet mbi të gjitha furnizimet në mjete materiale që mundësojnë punën e përditshme. Në listën e shërbimeve mbi të cilat do të aplikohet TVSH 10 për qind, janë edhe shërbimet e analizave mjekësore, kimike për diagnostikim, analizat mjekësore; shërbimet e ofruara në kuadër të ushtrimit të veprimtarisë profesionale si mjek ose profesione të tjera mjekësore të licencuara si të tilla, të cilat bëhen për qëllime të kujdesit për shëndetin; ekzaminimet mjekësore për lëshimin e certifikatave mjekësore të aftësisë për personat. TVSH-ja ka filluar të aplikohet plotë edhe për çdo shërbim që merret nga qendrat estetike.

 

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama