Iliret 300 vjet ne krye te nje perandorie

Iliret, 300 vjet ne krye te nje perandorie

Kjo ndodhi me 20 janar të vitit 250, kur Perandori Trajan Decius fillon një fushatë për të ndjekur të krishterët nga Roma. Gjatë përndjekjes, Papa Fabian bie martir dhe shumë të krishterë u dëbuan nga qyteti. Decius (Gaius Messius Quintus Decius Augustus) ishte Perandor nga 249 – 251.

Në vitin e fundit të mbretërimit, ai bashkëqeverisi me djalin e tij, Herenius Etruskus; të dy u vranë në betejën e Abritus (sot Razgrad, Bullgari) kundër gotëve. Decius, lindi në vitin 201 në Budalia (Mitrovicë, Kosovë). Ai është i pari në listën e gjatë të Perandorëve romakë që do të dilnin nga Iliria. Këta quhen zakonisht perandorë ilirë sepse të gjithë kishin lindur në Iliri dhe u ngjitën në shkallën më të lartë të pushtetit, duke e filluar karrierën si ushtarë në legjionet romake të stacionuar në vendlindjen e tyre.

Para se të bëhej perandor, Decius kishte qenë senator, para kësaj, prefekt i qytetit të Romës, dhe radhazi guvernator në Mezi, Gjermanikë, Spanjë. Gjatë mbretërimit të tij, Decius ndërmori disa projekte ndërtimi, si për shembull: banjat termale në Aventine (Itali), të cilat mbetën funksionale deri në shekullin XVI: historikisht, Decius njihet për kujdesin ndaj Koloseut të Romës; gjatë periudhës së tij si perandor, Koloseu, i dëmtuar rëndë nga goditjet e rrufeve, u restaurua plotësisht.

Për rreth 3 shekuj (251 – 565), Roma u mbizotërua nga perandorë ilirë; ishte pikërisht kjo periudhë kur fiset vandale e sllave u mbajtën larg kufijve të rajonit, i cili më pas do të quhej Ballkan. Pas shekullit VI, në listën e perandorëve romake rrallë gjendet ndonjë ilir; me sa duket ilirët, nuk ishin më të favorizuarit e Romës ose e humbën fuqinë a ndikimin e tyre; kjo gjendje e krijuar përkon me vërshimin e sllavëve në trojet ilire. A ishte ky mënjanim i ilirëve nga pushteti rastësi a konspiracion, këtë vetëm studimet mund ta tregojnë.

Lista e përzgjedhur me emrat e Perandorëve romakë me prejardhje nga Iliria.

Decius – 249-251

Hostilianus – ?251

Claudius II “Gothicus” 268-270

Quintillus – 270

Aurelian – 270-275

Probus – 276-282

Diokleciani – 284-305

Maximianus “Herculius” – 286-305

Galeriusi – 305-311

Konstandini I – 306-337

Maximinus Daia – 308-313

Jovian – 363-364

Valentinianus I – 364-375

Valens – 364-378

Gratian – \ 375-383

Valentinianus II – 375-392

Marcianus – 450-457

Anastasius I – 491-518

Justin I – 518-527

Justinian I – 527-565


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama