Duke marrë shkas nga një debati i hapur në Britaninë e Madhe lidhur me shkurtimin e fondeve të BBC nga qeveria konservatore e Kameron, gazetarja Ilva Tare ka rihapur polemikën mbi televizionin publik. Sipas saj edhe shumica e re e Edi Ramës dështoi për tia kthyer atë publikut.
Në një opinion për Java, Tare ka thënë se procesi i përzgjedhjes së kandidaturave për drejtues të TVSH-së dështoi dhe se aty u dekurajuan kandidaturat më të mira ndërkohë që një komision bipartizan seleksionoi ato kandidatura që i përshtaten dy partive.
Tare thotë se ato kandidatura nuk i duhen kërkujt, por pamvarësisht nga kjo ajo mbron tezën se shkatërrimi i TVSH-së bëhet për interesa klienteliste të kësaj qeverisjeje që do të mbrojë televizionet private.