Images & Objects- Qeramika skulptura grafika dhe tekstili ne nje ekspozite te vetme

TIRANË, 6 Nëntor / ATSH - Klajdi Musabelliu - / Universiteti i Arteve në bashkëpunim me Loyola University, New Orleans dhe Fondacionin FAVA, ka çelur sot në Galerinë FAB, një ekspozitë tejet të veçantë nën titullin "Images & Objects".

Workshopi i realizuar dhe drejtuar nga Prof. Mark Grote në bashkëpunim me studentët e Fakultetit të Arteve të Bukura solli në këtë ekspozitë disa punime dhe vepra arti të realizuara nga Prof.Grote dhe studentët e Universitetit të Arteve ku spiaktën veprat e artistëve të rinj në stilet qeramikë, telajo, paraqitje abstrakte, iliuzionizëm, grafik design, skulpturë dhe tekstil.

Anxhela Hidri, Erald Paci, Marçela Llana, Osman Zamani, Hajredin Manuka janë emrat e studentëve të cilët përfaqësojnë veprën qeramike gjatë ekspozitës.

Ndërkohë që kryevepra e tekstilit ishte puna në grup e firmosur nga Ledian Çela, Arvalda Hadëraj, Ermal Karagjozi, Elisavet Dhiamandi, Rondinela Ndreca, Xhoiena Birbo dhe Mariglen Buzali.

Emanuel Miraj, Suela Qemalli dhe Ina Lajthia ishin përfaqësuesit e grafikës dhe Valentin Ndou dhe Doriel Ndoci ishin mjeshtrat e skulpturës.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 15 nëntor 2015, në Galerinë FAB, Universiteti i Arteve, Tiranë.

/k.m//m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama