Imagjinoni ushqimin...dhe oreksi iken

Imagjinoni ushqimin...dhe oreksi iken
Imagjinata ndihmon edhe ne reduktimin e konsumimit te ushqimeve te konsideruara te demshme. Keshtu nese mendoni se po hani torten tuaj te preferuar dalengadale...dhe nese pas disa minutash do ta keni realisht para syve, oreksi juaj do te jete i reduktuar.Fantazia ka një fuqi të madhe dhe kjo është provuar nga disa eksperimente të kryera nga Carnegie Mellon University në Pittsburgh dhe të publikuara në revistën 'Science'. Imagjinata funksionon sepse vihet në veprim një mekanizëm adaptues, i njëjtë me atë që një person ka, nëse ka ngrënë realisht ushqimin. Mendohet se të menduarit për ushqimin të sjell dëshirën për të ngrënë shumë, por në fakt është krejt e kundërta, pasi duke imagjinuar e shijuar në fantazi një tortë, një picë apo një pjatë tjetër të këndshme, dëshira për të ngrënë reduktohet.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama