Imazhi i ri i Shqiperise Turistike

Imazhi i ri i Shqiperise Turistike

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni ka prezantuar sot përpara medieve ndërkombëtare platformën “Imazhi i ri i Shqipërisë Turistike”. Gjermeni e cila ndodhet në Gjermani në krye të përfaqësisë shqiptare në Panairin e Turizmit në Berlin,  bëri të ditur nismat e ndërmarra nga ministria që ajo drejton, për përmirësimin e legjislacionit dhe rritjen e cilësisë së shërbimit në zonat turistike. “Shqipëria është një vend që ka një potencial të madh turistik dhe që dallohet për mikpritjen”, - u shpreh Gjermeni.

Të pranishëm në Konferencë ishin ambasadori i Shqipërisë në Berlin  Artur Kuko, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Julinda Dhame dhe përfaqësuesit e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Ministrja Gjermeni është shprehur se, bashkëpunimi Shqipëri-Gjermani po konkretizohet me projekte në shumë fusha.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama