Siç raportojnë mediat, 13- vjeçari është akuzuar se në mënyrë të përsëritur ka përplasur vajzën në shtrat, e ka goditur në stomak, ka kërcyer mbi të duke e goditur me bërryl.
Mësohet se dy fëmijët kanë qenë të vetëm në shtëpi, në momentin e incidentit. Sipas policisë, djali ka vazhduar sulmin e tij brutal, për rreth 3 minuta, pavarësisht thirrjeve të vajzës nga dhimbjet.
Policia tha se ai ka ndaluar së godituri, në momentin kur njerka e tij, mama e vajzës, ka telefonuar për ti pyetur nëse ishin mirë. Federata e Wrestling në SHBA ka ngushëlluar familjen, duke theksuar se e gjithë kjo ndodh për shkak të kujdesit të pakët të prindërve ndaj fëmijëve.