Inagurohet Kulla e Sahatit

Inagurohet Kulla e Sahatit
Takimin e hapi arkitekti Artan Shkreli, koordinator i projektit të iniciuar nga Fondit Shqiptar për Monumentet, që falënderoi të gjithë financuesit, që bënë të mundur restaurimin e Kullës së Sahatit: Ambasadën Amerikane, Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe shoqatën "Bloja" Co.

"Restaurimi ishte produkt i përpjekjeve të përbashkëta", pohoi Ambasadori amerikan, dhe më tej vijoi me një historik të shkurtër të ndërtimit të Kullës. "Ndërtimi i saj nisi prej E'them Beut dhe u përfundua prej banorëve autoktonë më 1928".

Withers e përfundoi fjalën e tij me një histori të këndshme. "Më kanë thënë se dhurata e një ore me rastin e lindjes së foshnjeje në një familje shqiptare, sjell fat. Shpresoj që kjo Kullë Sahati e ndrequr rishtas të mund t'i sjellë Tiranës të njëjtën gjë".

Ambasada amerikane ka përdorur 30.000 dollarë nga Fondi i Ambasadorit për Ruajtjen e Kulturës, për restaurimin e Kullës së Sahatit.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, në takimin e djeshëm pohoi se "Kulla e Sahatit është e vetmja që nuk është ndërtuar nga një familje të pasurish" dhe shpjegoi se në ndërtimin e saj kanë dhënë kontribut qytetarët dhe tregtarët e qytetit.

Rama e quajti përurimin e Kullës së Sahatit një moment sa simbolik, aq dhe të këndshëm. "Pas kaq vitesh, ora në Kullën e Sahatit, do të tregojë orën", pohoi me humor.

Zv Ministria, Turku pohoi se "ndihej e gëzuar që e shikojmë më në fund Sahatin e Tiranës", si një simbol të kryeqytetit. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka investuar 3.000.000 për restaurimin e Kullës. I gjithë investimi kap shumën 70.000 dollarë.

J. P.:Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama