Inaktiviteti shkakton vdekje sa duhani

Inaktiviteti shkakton vdekje sa duhani
Një studim sugjeron se mungesa e stërvitjes shkakton po aq vdekje në botë sa pirja e duhanit. Raporti i botuar i cili përkon edhe me Olimpiadën, vlerëson se rreth një e treta e të rriturve nuk bëjnë mjaftueshëm aktivitet fizik, dhe nga kjo shkaktohen 5.3 milion vdekje në vit. Kjo barazohet me rreth një në 10 vdekje nga sëmundje të tilla si sëmundjet e zemrës, diabetit, kancerit të gjirit dhe zorrës së trashë.

Hulumtuesit thanë se problemi ka arritur në një masë të madhe sa tanimë duhet të trajtohet si një pandemi. Ata thonë se trajtimi e tij duhet kërkuar në një mënyrë të re të të menduarit, duke sugjeruar publikun më tepër në paralajmërimin e rreziqeve të pasivitetit sa t’u kujtohen të mirat e të kundërtës. Ekipi i 33 studiuesve të zgjedhur nga qendra në të gjithë botën gjithashtu thotë se qeveritë duhet të shohin mënyra të të bërit aktivitetin fizik më të përshtatshëm, të përballueshëm dhe të sigurt.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama