Incident ne qendren tregtare mes gazetareve Mero Baze e Enkel Demi

Incident në qendrën tregtare mes gazetarëve Mero Baze e Enkel Demi
Një tjetër incident me gazetarin Mero Baze ka ndodhur dje pasdite në kryeqytet. Sipas disa dëshmitarëve të rastit, gazetari Enkel Demi ka qëlluar gazetarin Mero Baze, pas një grindje në ambjentet e qendrës tregtare City Park në autostradën Tiranë-Durrës.

Ende nuk janë bërë të njohura hollësi rreth incidentit, dhe pritet një version i policisë.

Enkel Demi ish-kryeredaktor i TV Klan është bashkëshorti i deputetes së PD-së, Mesila Doda, e cila është vënë disa herë në qendër të artikujve të Bazes.

Vete Doda ka qenë e pranishme ne vendngjarje madje ajo ka ndare dy burrat qe sipas disa deshmive u perleshen fizikisht me njeri-tjetrin.

Baze nuk deshironte te fliste rreth ngjarjes.

Nga : Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama