Karlos Baka bën paqe me Brokin. Një ditë pas 'incidentit' që pati pas zëvendësimit të tij në ndeshjen kundër Karpit (0-0) në 'San Siro', kolumbiani i kërkoi falje trajnerit për sjelljen e tij.
Në ndeshjen e brëmshme Baka u zëvendësua në minutën e 69´ të pjesës së dytë. Ai doli nga fusha i nervozuar për zëvendësimin, duke mos takuar as trajnerin dhe as lojtarët, por shkoi direkt në dhomat e zhveshjes.
Por sulmuesi duket se ka reflektuar për sjelljen dhe një mesazh i publikuar në profilin e tij në "Instagram", thotë se i kërkon ndjesë trajnerit, tifozëve dhe shokëve të skuadrës.
"Duke reflektuar me mendje të ftohtë me kalimin e orëve, dua t'i kërkoj falje trajnerit, shokëve të mi të skuadrës dhe tifozëve të Milanit për ata që ndodhi në momentin e zëvendësimit.
Ai nuk jam unë, ishte vetëm një çast. Mendoja të ndihmoja shokët e ekipit në fushë, e di që ishte e vështirë dhe për këtë kërkoj falje me zemër",-ka shkruar Karlos Baka.