Për herë të parë është parë një “grimcë e Zotit”. Të dhënat e para u publikuan ditën e djeshme në Gjenevë, në një seminar të organizuar nga dy italianët Fabiola Gianotti dhe Guido Tonelli. Të dy shkencëtarët, kanë paraqitur të dhënat të cilat identifikojnë një masë të ashtuquajtur grimcë e Perëndisë, në intervalin e energjisë në mes të 124 dhe 126 miliard elektronvolt. Megjithatë vlen të theksohet se ka ende një masë të gabimit dhe pse shumë të reduktuar.