Indi turisti denoncon majmunin se i grabiti syzet

Indi, turisti denoncon majmunin se i grabiti syzet

Një turist nga Koreja e Jugut ka plotësuar një ankesë formale kundër një majmuni, pasi ai i ka grabitur syzet gjatë një vizite në qytetin e shenjtë të Varanasit, në Indinë Veriore. Kim Dang Hoon thotë se hapi dritaren në dhomën e hotelit për ajër të freskët, kur majmuni bëri lëvizjen e tij. “Ai shkoi drejt e tek tavolina ku mbaja syzet dhe i mori”, thotë Kim në raportin e tij. Një pjesë e skeletit u gjet më vonë nga stafi i hotelit dhe Kim thotë se ka plotësuar një raport, në mënyrë që të marrë kompensime nga sigurimi i udhëtimit.

Me qindra majmunë të egër enden në Varanasi, duke u kacavjerrë nëpër pemët e bregut të lumit Ganges dhe shkelin kudo në tempujt e shumtë të qytetit, aty ku respektohet majmuni perëndi, Hanuman. Ditën e djeshme, policia ka kërkuar në rrugët e Varanasit për majmunin hajdut. “Është e vështirë të gjurmohet një majmun, por unë do të bëj të pamundurën ta gjej atë batakçi”, thotë inspektori hetues, Goving Singh nga Varanasi, 185 milje në juglindje të Lucknow. “Problemet me majmunët që sulmojnë turistët janë të shumtë në këtë qytet”, thotë Singh. “Por ne s’mund të bëjmë asgjë. Nuk mund t’i godasim dhe as t’i rrahim, pasi hindutë adhurojnë majmunët”, shton ai.

Marre nga : Gazeta TiranaObserver

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama