Google kohët e fundit është paraqitur me shumë investigime mosbesimi në SHBA dhe Europë. Për të përkeqësuar gjërat, ‘Competition Commission of India (CCI)’ ka njoftuar se ka lëshuar një investigim mbi praktikat e bërjes të biznesit nga Google.
“Google mund të përdorë taktika anti-konkuruese biznesi në Indi, dhe këto gjëra duhet verifikuar,” ka thënë CUTS, ‘Consumer Unity and Trust Society International’. “Aktivitete të këtij lloji duhet investiguar me kujdes.”
‘CUTS’ gjithashtu ka shtuar se Google përdor dominancën e saj në kërkim dhe reklamim online për të ‘shtypur’ rivalët e saj, taktikë kjo që është e jashtëligjshme në shumë vënde.
‘Federal Trade Commission (FTC)’ e SHBA-së ka lëshuar të njëjtin investigim mbi Google në Amerikë, dhe për të njëjtën arsye. Edhe ‘European Commission’ ka lëshuar po të njëjtin investigim në Europë. Në Argjentinë dhe Kore po ndodh e njëjta. Shumë politikanë Britanikë kanë kërkuar nga qeveria e tyre që të shikojë më thellë në praktikat e taksave të Google në Britaninë e Madhe. /Tech.Al/
http://www.tech.al/india-leshon-investigim-mosbesimi-kunder-google/