Inflamacioni i kyceve shfaqja dhe simptomat

Inflamacioni i kyçeve, shfaqja dhe simptomat
Infeksionet bakteriale janë ndër shkaqet kryesore të shfaqjes së artritit infeksioz. Mikrobet patogjenë, nëpërmjet gjakut dhe sistemit limfatik zhvendosen në kyçe dhe ndikojnë në shfaqjen e sëmundjes. Kontingjenti më i predispozuar për t’u prekur prej saj janë fëmijët dhe ata që preken shpesh nga anginat (bajamet). Pas studimeve të bëra mjekët dhe studiuesit shpjegojnë mënyrën se si shfaqet dhe si mund të parandalohet kjo sëmundje.

Çfarë është artriti infeksioz?

Artriti infeksioz është inflamacion i kyçeve, i shkaktuar nga faktorë të ndryshëm, ku më të shpeshtë janë infeksionet virale dhe bakteriale, kryesisht me origjinë nga fyti: streptoksike, stafilokoksike, gjendjet gripale, por dhe traumat, tuberkulozi, etj. Kyçet që preken më tepër?
Ky tip artriti për vetë natyrën e shkaktarëve mund të prekë njëlloj të gjitha artikulacionet e trupit.

Më të predispozuarit për t’u prekur nga ky lloj artriti?

Meqenëse në shumicën e rasteve, shkak për shfaqjen e këtij tip artriti bëhen infeksionet nga mikrobet dhe ato virale, kontingjent rreziku për t’u prekur nga artriti bëhen personat që kalojnë shpesh angina dhe ata që kanë rezistencë të ulët imunitare. Natyrisht edhe ata që pësojnë trauma dhe që vuajnë nga tuberkulozi. Për sa i përket grupmoshave, më të rrezikuar janë moshat e vogla, por nuk përjashtohen edhe të rriturit.

Bajamet shkaktari numër 1 në shfaqjen e sëmundjes

Ndër shkaktarët më të shpeshtë të artritit infeksioz janë tonsilitet kronike. Prania e mikrobit, zakonisht streptokokut dhe stafilokokut, në organizëm bën që personat që vuajnë shpesh nga bajamet të jenë kontingjent rreziku për shfaqjen e artritit infeksioz. Kjo ndodh për faktin e thjeshtë që mikrobi kur gjen terren zhvendoset në artikulacione, duke krijuar inflamacion të tyre.

Komplikacionet që mund të shfaqen nëse sëmundja nuk trajtohet si duhet?

Nëse sëmundja nuk trajtohet si duhet ose mjekimi i saj nuk realizohet në kohë, mund të ndodhë që infeksioni që ndodhet në kyç, nëpërmjet gjakut dhe sistemit limfatik të zhvendoset në zemër dhe të shfaqë komplikacione të rënda, që shpesh çojnë deri në paralizim të pacientit.

Diagnostikimi

Artritet infeksiozë të thjeshtë nëse trajtohen në kohë kurohen mjaft mirë dhe janë plotësisht të shërueshëm. Ndërsa rastet që shfaqin komplikacione kërkojnë trajtim më të gjatë dhe sipas pasojave që shfaqin.

Periudhat e shfaqjes se këtij lloj artriti

Ky lloj artriti mund të shfaqet gati në të gjitha periudhat e vitit, dhe për vetë veçoritë klimaterike që stinët shfaqin, mund të ndikojnë në favorizimin e shfaqjes së rasteve të artriteve infeksiozë.

Kurimi

Në përgjithësi për trajtimin e këtij lloj artriti përdoren antibiotikë me doza sulmi. Mjekimi me to zgjat për 10 ditë dhe si shoqërues rekomandohen antiinflamatorët. Njëkohësisht të sëmurit i rekomandohet të qëndrojë shtrirë, në ambiente të ngrohta dhe të shmangë korrentet e ajrit.

Parandalimi

Duke qenë se kjo është një sëmundje që ka si origjinë një sërë faktorësh edhe parandalimi i saj do të përfshijë një sërë masash të përgjithshme. Kështu këshillohet të tregohet kujdes për t’u mbrojtur nga tonsilitet (bajamet) dhe infeksionet e tjera me natyrë virale. Kjo bëhet duke forcuar sistemin imunitar, shmangien e korrenteve të ajrit, duhet treguar kujdes në veshje, etj. Një rekomandim të veçantë që u jepet këtyre personave është bërja e kulturës së fytit, e cila do të ndihmojë në eliminimin e mikrobeve patogjenë, që janë dhe origjinë e kësaj sëmundjeje.

Shenjat dhe simptomat e shaqjes se artritit reumatoid:

1- Është simetrik, prek gjunjët, këmbët, kyçet
2- Simptomat janë më të forta në mëngjes. Pacientja ose pacienti
e ka të vështirë të lahet, vishet apo të krihet në mëngjes.
3- Shoqërohet edhe me serozit
4- Anemi
5- Xhunga nën lëkurë.
6- Kur sëmundja përparon shkakton shformime karakteristike të
gjymtyrëve: gishtërinjtë e duarve zhvendosen lateralisht për
nga ulna, gishtërinjtë pësojnë kontrakturë, etj.
7- Përparimi shoqërohet dhe me shkatërrim të kërcit të kyçeve dhe
me ankilozë të kockave.

Shfaqjet e artritit reumatoid

Artriti reumatoid është një nga sëmundjet inflamatore të ashtuquajtura “sëmundje të indit lidhor”. Kjo është një sëmundje kronike që shoqërohet me inflamacion të membranave sinoviale dhe formim të të ashtuquajturit “pannus”. Shkaku i shfaqjes së artritit reumatoid nuk dihet. Kjo sëmundje prek femrat 3 herë më shpesh se meshkujt. Mosha e prekur zakonisht është 20-40 vjeç.

Shpesh pacientët e diagnostikuar kanë antigjenin HLA-DR4. 50-75% e pacientëve me diagnozën e artritit reumatoid "shërohen" brenda dy vjetësh. Këta pacientë zakonisht nuk kanë faktor reumatoid, dhe kanë funksion të mirë të kyçeve. Pacientëve që vijojnë të kenë simptomat e artritit reumatoid edhe pas 2 vjetëve, u shkurtohet jeta mesatarisht me 10-15 vjet. Këta pacientë duhen trajtuar në mënyrë më agresive.

Rastet e shfaqjes së artritit psoriatik

Psoriaza njihet më mirë si sëmundje e lëkurës e cila karakterizohet nga infiltrimi limfocitar i lëkurës, trashja e shtresës skuamoze të epidermës, akantoza, etj. 10% e atyre që kanë psoriazë preken nga artriti psoriatik. Artriti psoriatik është një nga artropatitë e quajtura seronegative. Shenjat dhe simptomat më të dukshme vihen re te sipërfaqja e thonjve, e cila nuk është e lëmuar por ka gropëza, vijëzime, etj. Trajtimi i psoriazës bëhet me pomada me blozë, rreze ultraviolet, etj. Për artriti psoriatik mund të përdoren edhe kripërat e arit, penicilamina, etj. E ngrohta ose e ftohta ndihmon duke pakësuar dhimbjen. Kur sëmundja është e përparuar, në grafi shihen erozione të kyçeve, ngushtim i hapësirës midis kockave, etj. Diagnoza vendoset klinikisht.

Zonat ku shfaqen gungat reumatoide

Dhimbjet nëpër kyçe që ndihen gjatë lëvizjes janë simptomat tipike të artritit reumatik. Kyçet enjten, dhembin dhe në rastin e përparimit të sëmundjes bëhen të nxehta. Më e zakonshmja është që kyçet preken po aq shumë në të dyja anët e trupit. Një simptomë mund të jenë gungat reumatike që krijohen aty ku ka shtypje ndaj lëkurës. Kjo sëmundje mund të ndryshojë shumë midis njerëzve të ndryshëm. Përveç se shqetësime në kyçe, deje dhe muskuj, njerëzit me artritin reumatik mund të kenë edhe simptoma të tjera si gunga reumatoide në nënlëkurë. Ato shfaqen në vende të tilla në trup ku ushtrohet shumë shtypje ndaj lëkurës, si për shembull tek bërrylat apo në gishtërinj. Më i rrallë është malcimi në pleurë, cipën e zemrës apo në sy.

Shkaqet e shfaqjes së artritit reumatoid

Studiuesit nuk kanë arritur akoma të sqarojnë shkaqet që çojnë në artritin reumatik. Me sa duket ka shumë faktorë që marrin pjesë. Është konstatuar se ka disa prirje të trashëgueshme që përbëjnë një rrezik më të madh për t'u kapur nga artriti reumatik. Rreziku për t'u kapur nga një variant më i rëndë i sëmundjes mund të jetë gjithashtu i trashëgueshëm. Tek dikush që ka prirje për t'u kapur nga kjo sëmundje mundet që disa lloj infektimesh të bëjnë që ajo të shpërthejë. Faktorët hormonalë, por edhe tuhatja mund të ndikojnë në të. Pezmatimi reumatik i nyjeve trupore, kyçeve, ose ndryshe artriti reumatik është një sëmundje malcuese që shpesh nis në nyjet e vogla, në duar dhe këmbë. Malcimi çon në mpirje në kyçe, sidomos kur njeriu çohet në mëngjes apo ka qëndruar në vend për një kohë të gjatë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama