Tiranë, 2 Tetor /ATSH/ -Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në një seminar mbajtur në auditorin e Fakultetit të Shkencave Sociale, në Tiranë ku u fokusua veçnërisht tek efektet e operacionit anti-informalitet të ndërmarrë nga qeveria.
Rama deklaroi se shumë shpejt do të ketë një manual sjelljeje që udhëzon tatimorët se si të qasen ndaj biznesit të vogël, në funksion të përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Duke folur për rezultatet e opracionit anti-informalietet 45 ditor, Rrama nuk përjashtoi se ushtrimi i pakujdesshëm i këtij aksioni, mbart dhe rreziqe që cënojnë jo pak, lirinë dhe të drejtat e biznesit të vogël.
"Ne jemi të vetëdijshëm se në këtë operacion ka një rrezik të cilin duam ta përballojmë bashkë me ju. Ekziston rreziku që operacioni të dëmtojë edhe ata të cilët janë në rregull. Nëse administrata troket vazhdimisht pa arsye ose gjen për të kërkuar prap të njëjtat gjëra, kjo e cënon rëndë klimën e biznesit dhe filozofinë e atij që merret me biznes", u shpreh kryeministri në takim ku merrin pjesë edhe përfaqësues të biznesit të vogël.
Sipas Ramës, qëllimi i kësaj luftë të hapur ndaj informalitetit është vendosja e rendit ligjor në veprimtarinë tregtare, rritja e përgjegjësisë së administratës tatimore si dhe përmirësimin e klimës së konkurencës në biznes.
Në këtë kuadër, Kreu i Ekzekutivit, kërkoi bashkëpunimin me çdo biznes të ndershëm dhe korrekt ndaj detyrimeve ligjore.
"Ka rëndësi themelore se sa ju kontriboni në këtë operacion. Çdo biznes i ndershëm duhet të japë kontributin e tij për të luftuar së bashku çdo veprim dhe sjellje negative të administrates". Më pas, kreu i qeverisë, duke vlerësuar si domosdoshmëri vijimësinë e këtij operacioni, evidentoi dia prej rezultateve në 45 ditë aktivitet.
"Vetëm brenda 45 ditëve aksion, janë regjistruar 27 000 biznese të reja, një pjesë e mirë e të cilave, ishte aktive, por e paregjistruar pranë organeve tatimore. Kjo shifër përbën çerekun e bizneseve aktivë në Shqipëri, tregon hapur në ç'kushte të egra të mungesës së konkurencës ka rezistuar biznesi i ndershëm", theksoi ai.
Rama foli dhe për risinë inovative të radhës që do t'i vijë në ndihmë fillimisht biznesit të vogël, pagesën online të detyrimeve tatimore. "Shumë shpejt, nëpërmjet portalit të shërbimeve të shtetit, ose operatorëve të tjerë që janë në marrëveshje, do të bëhet e mundur që pagesa e taksave të realizohet online, nga çdo kompjuter apo celular", bëri të ditur ai.
/b.k/ /a.g/