Injorantet me diploma

Injorantet me diploma
Te flasesh mbi fenomenin e universiteteve private tashme eshte kthyer ne sportin e preferuar te çdo biznes-akademiku qe synon legjitimimin e statusit te tij duke konservuar te vertetat e kulluara nepermjet pohimit dhe ripohimit te realitetit si te tille. Ne kete drejtim roli i biznes-akademikut eshte qartesisht i kuptueshem, pasi pohimi i se vertetes aktuale shenon saktesisht krijimin e identitetit te studentit te universitetit privat, gje qe eshte nje rrjedhoje logjike e ekzistences se akademikut biznesmen. Deri ketu çdo gje eshte ne vendin e vet. Por ne momentin qe krijohet pohimi i vete studentit te universitetit privat si pohim per veten e tij, ketu racionalja rrudhet per t’u katapultuar edhe nje here ne zonen ku absurditeti eshte ne shtepine e tij. Figura e studentit si shtresa sociale me progresiste e fundit te viteve ‘60 gjate protestave te studenteve ne perendim, ka krijuar shembelltyren e saj ne Shqiperine e shekullit XXI.

Kur trajtohen problemet ne lidhje me pergatitjen intelektuale te studentit shqiptar kryesisht faji i vihet mbizoterimit te universiteteve private te dekades se fundit. Ne kete shkrim do te trajtohet çeshtja se si keto universitete nuk jane shkaktare, por jane pasoja te mjerimit intelektual te studentit shqiptar, gje qe siç do te argumentohet ne vijim, prodhon nje student privat brenda nje institucioni me mision publik. Dimensioni i pare qe evidenton kete pikepamje shfaqet ne rrafshin ekonomik. Ne momentin qe individi derdh kuoten e tij prej 2000 eurosh (a me shume) ne nje universitet privat, ai behet automatikisht student i ketij universiteti.

Pikerisht ne kete moment na shfaqen dy çeshtje thelbesore: se pari, pas derdhjes se shumes perkatese, parate e paguara si nje mjet kembimi, studenti i ka shkembyer me dijen qe do t’i servirin per konsum. Se dyti, qe ne momentin e derdhjes se shumes, studenti do te marre nje vlere fillestare te cilen pas perfundimit te studimeve dhe daljes ne tregun e punes do te kerkoje ta barazoje dhe me pas ta tejkaloje ne varesi te vleres se kembimit te diplomes se tij. Nga ketu dalim ne perfundimin se meqe studenti pas derdhjes se parave konsumon dijen qe i serviret, atehere sikurse pagesa e tij perben vleren e tij fillestare (te cilen qe nga ketu do te emertohet jo rastesisht si “vlera e prodhimit”), po keshtu dija qe i serviret atij percakton vleren e tij te kembimit ne treg, dije kjo e cila funksionon vetem ne varesi te vleres se prodhimit te studentit.

Nga ana tjeter sa me i larte te jete hendeku mes vleres se prodhimit te nje studenti dhe vleres se kembimit te tij ne treg, aq me e larte eshte vlera e atij studenti, por qe mundesia eshte e larte qe tregu te mos i jape studentit nje vlere kembimi dhe si rezultat ai mbetet i papune rrjedhimisht ne pamundesi per ta barazuar vleren e tij te prodhimit. Per paralelizem mjafton te perfytyrojme nje biznes ne te cilin qe te nxirret fitim duhet investuar paraprakisht nje kapital fillestar, vlera e te cilit do te kompensohet vetem pas disa vitesh, por qe mundesia e falimentimit eshte teper e larte. Kjo eshte situata e studentit te sotem ne universitetet private.

Pra nuk eshte thjesht çeshtja se universitetet jane shnderruar ne biznese, por qe studentet jane pikerisht ata qe e bejne te mundur fitimin e ketyre bizneseve nepermjet shnderrimit te qenies se tyre ne biznese te gjalla. Ne kete drejtim studenti dhe biznes-akademiku duke u shnderruar ne nje gje te vetme i japin fund dialektikes se tyre individuale. Pra eshte e qarte se perbrendesimi qe i ben universiteti si pohues i te vertetave te kulluara studentit si mohues te ketyre te vertetave eshte saktesisht origjina e ketij problemi. Rrjedhimisht ne keto kushte nuk mund te flitet me per universitetin e studenteve por vetem per studente universitare, domethene studente qe i pershtaten mjedisit ku vegjetojne (ashtu sikurse bejne gjallesat shtazore).

Kriza e studentit shqiptar nuk buron se jashtmi (si p.sh nga sistemi arsimor) por ajo eshte nje krize e brendshme si rezultat i shperberjes se identitetit te tij nga esenca fillestare (dija).

Po t’i hedhim nje sy autoreve me ne ze te politikave identitare si Hobsbaum apo Barth mesojme se identiteti ne fakt nuk eshte nje e dhene e perjetshme por ai krijohet, ashtu si gjithçka tjeter. Formimi i nje identiteti vjen si rezultat i kundervenies se tij subjektive ndaj te vertetave dominuese. Kesisoj identiteti eshte ne vetvete nje mohim.

Nje mohim ndaj rrethanave te jashtme ne menyre te tille qe t’ia pershtase vetes keto rrethana. Sipas ketij kendveshtrimi biznes-studenti shqiptar jo vetem qe nuk do te ishte nje mohim ndaj te vertetave dominuese por realisht ai do te ishte nje mohim i vetvetes. “Une dua vetem nje mesatare te larte” do te thoshte dikush, “ne fund te fundit mua tregu kete me kerkon”. Po t’i referohemi iluminizmit gjerman, ky lloj vullneti do te ishte saktesisht vullneti i skllavit. Ne baze te kesaj logjike studenti nuk duhet kurrsesi t’i pershtatet tregut (ketij te jashtmi qe shkakton tjetersimin e identitetit studentor) por perkundrazi ai duhet qe kerkesat e tregut t’ia pershtase vetes. Kjo do te ishte me pak fjale vullneti i njeriut te lire i evokuar aq fuqishem nga studentet e 68’-es ne perendim te cilet sollen nje emancipim aq te rendesishem ne art, kulture, filozofi, te drejtat e njeriut dhe mbi te gjitha te grupeve te marxhinalizuara te shoqerise. Nje nder faktoret kryesore qe e tjeterson studentin nga esenca e tij (dija) eshte instrumentalizimi i notes.

Nepermjet ketij instrumentalizimi dija nuk eshte me e studentit, dija i perket tregut sepse realisht jane sipermarresit qe caktojne kuoten e dijes te kerkuar ndaj studenteve qe duan te punesojne dhe ne kete pike deshira e vetme e studenteve kufizohet vetem e vetem tek pershtatja ndaj tregut. Duan t’i pershtaten tregut ne menyre te tille qe nota qe moren te shkembehet sa me shtrenjte ne treg. Kjo situate favorizohet edhe me tej nga paaftesia e studenteve per t’u bashkuar ashtu sikurse ne te shkuaren, ne te njejtin grup social. Dyzimi qe u eshte bere identitetit te tyre social ka ndikuar qe studentet te mos jene me NJE ne promovimin e te drejtave te tyre si nje prej grupeve te marxhinalizuara te shoqerise.

Dhe ketu vijme ne dimensionin e dyte qe eshte ai social. Duhet thene se se bashku me mbizoterimin e universiteteve private eshte formuar gjithashtu nje grup i ri social brenda grupit te studenteve, behet fjale per grupin e nouveaux riches ku perfshihen te gjithe ata qe vendin e punes e kane siguruar paraprakisht fale sistemit te tarafeve, por qe kane nevoje per nje cope letre per ta justifikuar kete vend pune. Ketu bejne pjese  edhe ajo kategori qe nuk kane nevoje per dijen per te percaktuar vleren e tyre te kembimit por perkundrazi ne rastin e tyre eshte vlera e kembimit (fakti qe bejne pjese ne nje familje te pushtetshme ne vend) ne varesi te se ciles percaktohet dija e tyre. Fakt eshte se pjesa me e madhe e ketyre nouveaux riches sot gjenden ne universitetet private dhe keta luajne nje rol te rendesishem ne perçarjen e kategorise sociale te studenteve si NJE.

Tanime grupet e marxhinalizuara te studenteve se bashku me eliten nouveaux riches mjerisht identifikohen si i njejti grup social. Emancipimi nen kete kontekst mund te vije vetem si rezultat i refuzimit te ketij identiteti nga ana e atyre qe e duan dijen dhe jo vleren e saj te kembimit, e atyre qe e duan dijen si qellim ne vetvete dhe jo si mjet, e atyre qe e mohojne kete status-quo dhe jo atyre qe e pohojne ate, atyre qe guxojne te enderrojne dhe jo atyre qe vegjetojne. Por per te arritur kete duhet synuar procesi i pamundesise se identifikimit duke u mbeshtetur ne silogjizmin: “a i perkasim ne grupit te studenteve te Shqiperise apo jo, dhe çfare rrjedh nga kjo?” Sepse studenti nuk ka si te mos jete NJE, perndryshe ai nuk do te ishte me student. Çdo levizje progresiste e viteve 60’-70’ te shekullit te kaluar ka ardhur pikerisht si rezultat i bashkimit te studenteve ne NJE.

 Studenti nuk eshte note, regjister, provim, diplome, biznes. Studenti eshte universitet. Universiteti eshte pasoje e ekzistences se studentit dhe jo e kunderta, rrjedhimisht duhen ndertuar studente dhe jo universitete. Faktet kane treguar se sa me shume shtohet sasia e ketyre te fundit, aq me shume shtohet zbehja e cilesise se tyre.

Duhet prodhuar dije dhe jo diploma. Duhet prodhuar vater mendimi dhe jo fole’ injorance. Levizjet studentore te shekullit te kaluar na mesojne se kjo mund te arrihet vetem fale vullnetit per te refuzuar grupimin ne menyre te tille qe t’ia pershtasin vetes rrethanat e jashtme, dhe jo t’i pershtatet vetja rrethanave te jashtme. Sikurse shkruan Jacques Ranciere, nuk duhet te jene dijet dominuese qe formojne nje student, perkundrazi dijet dominuese formojne nje student mohues sepse dija dominuese pasi i distribuohet studentit ajo filtrohet nga mendja e tij duke e ndryshuar krejtesisht formen e saj te meparshme, keshtu qe eshte studenti qe formon dijen dhe jo vice versa. eshte e dukshme pra se cilesia e universiteteve shqiptare nuk eshte shkak i prodhimit te ketyre injoranteve me diploma, por eshte saktesisht mungesa e vullnetit per te refuzuar ajo qe e ben ekzistencen e ketyre injoranteve faktor vendimtar ne cilesine e dobet te universiteteve shqiptare.

 Dhe kjo katastrofe intelektuale nuk rregullohet nga tregu, perkundrazi rizgjimi i dijes dhe mendimit kritik eshte ai qe duhet t’ia pershtase tregun vetes. Rizgjimi i studenteve si nje grup i bashkuar eshte shpetimi i vetem per dijen dhe mendimin ne universitetet tona. Perndryshe tregu do te gllaberoje edhe ato pak gjera qe i ka lene pa gllaberuar studentit shqiptar. Kesaj shembelltyre qe me teper sesa shpresen e se ardhmes, mbart ne vete apatine e se shkuares te cilen na e sjell dhe na e risjell vazhdimisht thjesht dhe vetem fale prezences se tij si nje send frymor, vegel e deshires se si te tjeret vendosin ta vene ne perdorim.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama