Familja e chatit vazhdon të zgjerohet me Facebook-un i cili do që të jetë i pari në çdo gjë. Në listën e aplikacioneve të Instagram-it, i cili zotërohet nga Mark Zuckerberg, shtohet dhe Bolt, i cili është duke u testuar në 3 shtete përpara se të përhapet në mbarë botën. Aplikacioni Bolt lejon që të dërgohen foto dhe video vetëm me një të prekur te lista e kontakteve. Aplikacioni aktualisht është në dispozicion në Zelandën e Re, Singapor dhe Afrikën e Jugut dhe planet e kompanisë janë për ta shpërndarë atë në pjesën tjetër të botës.
Një zëdhënës i Instagram-it ka shpjeguar se fillimisht kishin vendosur që këtë aplikacion ta lançonin vetëm në disa vende për të siguruar një eksperiencë më të mirë me përdoruesit, dhe tashmë objektivi është që aplikacionin në të ardhmen ta ngrenë në shkallë më të lartë.