Njëra bionde dhe tjetra brune, dy zonjat e Ministrisë kanë bërë kontrast me look-un e tyre gjatë tryezës, por kontrasti më i fortë ka qenë mungesa e komunikimit të tyre. Për shkak se Duma është emëruar së fundmi në dikasterin e Integrimit, në tetor 2011, mbase nuk ka shumë marëdhënie miqësore me Bregun, e cila është prej vitesh në krye të këtij institucioni. Megjithatë, kur bëhet fjalë për një eveniment për integrimin e Shqipërisë dhe për më tepër, kur arrihet një marrëveshje prej 82 milionësh për vendin, është një arsye e madhe që këto dy zonja të fillojnë të miqësohen. Ose së paku, të pranojnë me një buzëqeshje para aparatit fotografik, në mënyrë që të kuptojmë se njihen!