Integrimi produktet e origjines miratohet nje amendim per MSA-ne

TIRANË, 11 Nëntor/ATSH/.- Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi të mërkurën ratifikimin e vendimit të Këshillit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, që zëvendëson Protokollin 4 të MSA-së, në lidhje me përkufizimin e konceptit "produkte origjinuese" dhe metodat e bashkëpunimit administrativ.
Për të mbrojtur marrëveshjen, në komision ishte i pranishëm zv/ministri i Integrimit, Gentian Elezi, i cili tha se ky amendim bëhet në kuadër të aspektit tregtar të marrëdhënieve të Shqipërisë jo vetëm me Bashkimin Europian, por dhe me vende të tjera si ato të EFTA-s, por edhe më gjerë përsa i përket përkufizimit të origjinës.
Pr/ligji i qeverisë synon pikërisht ratifikimin e vendimit të Këshillit të Stabilizim-Asociimit të muajit maj të këtij viti për zëvendësimin e protokollit nr. 4 të MSA-së ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë, tha zv/ministri Elezi.
I njëjti projektligj u miratua sot edhe në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit. /a.s/ /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama