Studjuesit në Universitetin e Pensilvanisë thonë se testet e IQ-së (koeficientit të inteligjencës) janë po aq shumë të varur nga masa e motivimit tuaj, sa janë tek aftësisë tuaja mendore. Ka shumë të bëjë me mënyrën se sa të motivuar jeni ju kur do t’i nënshtroheni këtij testi. Për shembull, nëse një shpërblim financiar ofrohet, performanca e pjesëmarrësve do të jetë më e mirë. Psikologia Angela LeeDuckworth që u mor me realizimin e studimit tha se përpjekjet e shumta të njerëzve, mund të jenë po aq të rëndësishme për suksesin në jetë, sa vetë aftësitë intelektuale.