Interes i larte per filmat per femije
- Botuar: 14 vite më parë
- Shkruar nga:
Filmat per femije jane zhaner shume i pelqyer per shqiptaret ne sallat e kinemave.
Referuar statistikave, rreth 40% e prodhimeve kinematografike u drejtohen kesaj grupmoshe. Filma klasike apo te rinj pershtatur tendencave te kohes ne 3D.
Prinderit jane shume te interesuar qe femijet e tyre te perjetojne eksperiencen qe edhe ata mund te kene perjetuar me perpara. Ne fund te gushtit dhe ne shtator-tetor do te vijne 3 kryevepra te ‘Disney’ si ‘Winnie the Pooh’, ‘Mbreti luan’ dhe ‘E bukura dhe bisha’.
Ndersa me 20 tetor do te kete nje surprize per femijet, sepse do te shfaqet ne formatin 3D ‘Aventura magjike e Uinksave’. Sipas pyetesoreve qe jane bere, ky film po pritet me padurim dhe per me teper duke filluar nga shtatori ne do te kete nje oferte shume te mire per femijet.
Deri para viteve ‘90 shoqeria jone ishte shume e prirur dhe e shikonte frekuentimin e kinemave si nje nga aktivitetet baze.
Filmat shqiptare
Prodhimet kinematografike shqiptare jane me te rralla, por kane edhe ato publikun e tyre. Altin Prifti, drejtori i pergjithshem i rrjetit te kinemave “Imperial” thote se ne nje hark 2-vjeçar ne “Imperial” jane shfaqur 6-7 premiera.
Sipas tij, keto prodhime kane pasur nje audience mesatare krahasuar me filmat e Hollivudit. “Ne rast se do te benim nje percaktim nga 1 te 10, filmat shqiptare jane ne nivelin 6-7 te te ardhurave dhe interesit qe shfaq publiku.
Me i frekuentuari ka qene filmi “Shqiptari” i regjisorit gjerman, Johannes Naber, ku rolin kryesor e luan aktori Nik Xhelilaj, ndersa filmi i dyte me i ndjekur eshte “Gjalle’ me regji te Artan Minarollit ku ne rolin kryesor eshte serish Xhelilaj. I treti eshte filmi “Ballkan Bazar” i regjisorit Edmond Budina, realizim mbi skandalin e eshtrave te Kosines”, shprehet drejtuesi i rrjetit “Imperial”. Ne mes te shtatorit jo vetem ne keto kinema, por edhe ne çdo qytet ku ka kinema do te shfaqet filmi “Falja e Gjakut”, i regjisorit amerikan Joshua Martson, film qe fitoi “Ariun e Argjendte” ne Berlinale. Sipas Priftit, per vete temen qe trajton, pritet qe te jete nje film i frekuentuar po aq sa “Shqiptari