Nëse "Suning Group" nuk shkon te Tohi ri, atëherë është Tohiri që shkon te "Suning Group". Mediat italiane kanë bërë me dije se numri një i Interit, së bashku me administratorin e deleguar, Majkëll Bolingbruk, dhe drejtorin e përgjithshëm, Xhovani Gardini, ka udhë- tuar drejt Kinës për të takuar drejtuesit e "Suning Group".
Fundjava
Drejtuesit zikaltër në një moment të parë u mendua se po shkonin në Kinë për të kuptuar se çfarë do të bëhej me tratativën që nisën me përfaqësuesit e grupit kinez pak javë më parë. Siç dihet, palët u takuan edhe në Milano në fund të muajit prill kur përfaqësuesit e "Suning" ishin prezentë edhe në "San Siro" për të ndjekur Inter-Udineze. Por "turi" më i fundit i Tohirit në Kinë ka qenë tejet rezultativ. Treshja zikaltër, e cila do të qëndrojë në Kinë deri të hënën, pritet që të kthehet me firmën që i garanton Interit para të tjera që do t'i vijnë nga investitorët kinezë.
Ndarja e aksioneve
Për të mundësuar akordin me Zhang Jindong, ka dhënë kontributin e vet edhe Masimo Morati. Ishpresidenti është treguar i gatshëm që të shesë 6% të aksioneve të veta. Ndërsa sakrifica e Tohirit do të jetë më e madhe, 14% e aksioneve të Interit. Kështu "Suning Group" do të marrë në kontroll 20% të aksioneve të klubit.
Kinezët do të futen tek Interi duke rritur kapitalin e klubit me 80 milionë euro (falë kësaj lëvizjeje, do të merrnin 20% të klubit).
Afatet kohore
Sipas mediave italiane, ende nuk janë të qarta afatet kohore të këtij ndryshimi. Mësohet se javën që vjen zyrtarë të lartë të "Suning Group" do të udhëtojnë drejt Milanos për t'u dhënë fund tratativave. Ata do të jenë serish prezentë në "San Siro" kësaj herë për të ndjekur finalen e Ligës së Kampioneve.
Konfirmimi
Prania e Gardinit në grupin që udhëhiqet nga Tohir tregon se tratativat janë në stad të avancuar. Administratori i përgjithshëm i klubit ka për detyrë që t'u shpjegojë kinezëve mënyrën se si funksionojnë në botë akademitë e Interit, drejtimi i "Pinetina"-s dhe gjithçka që duhet të dinë për mënyrën se si drejtohet një ekip futbolli.
Përgatiti: ALTIN VORPSI