Ky numer ne fakt ngjason pak i habitshem kur mendon se pasja e internetit ne shtepi, konsiderohet ende nje luks per shumicen e familjeve shqiptare. Dhe sigurisht, ky numer jo i vogel perdoruesish, mbi 80 perqind e te cileve jane nen moshen 30 vjecare nuk ka aspak lidhje me “endrren” e kryeministrit per ta çuar Shqiperine ne epoken dixhitale.
Tjeter gje eshte aspirata e te rinjve shqiptare per te perfituar nga lehtesirat e internetit, e tjeter gje eshte aspirata e kryeministrit Berisha qe vetem per teknologjine dhe internetin nuk ka menduar asnjehere me te njejtin vullnet, siç, - per shembull, - mendon per familjaret e liderit te opozites, Edi Rama apo per te krijuar lloj lloj diversionesh politike…
Harta e shpejtesise se internetit: Tirana, me e ngadalta mes kryeqyteteve te Ballkanit
Per te kuptuar me mire se sa cilesore kane qene investimet ne fushen e teknologjise dhe komunikimit ne Shqiperi, MAPO perdori nje teknike fare te thjeshte testuese dhe krahasuese.
Ne faqen e internetit speedtest.net çdokush qe di te perdore internetin mund te testoje shpejtesine e tij dhe ta krahasoje ate me çdo qytet apo vend tjeter te botes. MAPO perdori disa lidhje te internetit, ne zona te ndryshme te Tiranes, nga ish-blloku, ne qender, pastaj ne rrugen e Durresit, ne pjesen ku lidhet Unaza me sheshin “Rilindja”, si dhe ne zonen periferike te Ish-Kinostudios.
Ne te gjitha keto zona te kryeqytetit shqiptar, rezulton se shpejtesia e internetit eshte nje nder me te voglat ne Ballkan. Rezulton keshtu, qe per te shkarkuar 5 MB nje MP3 file nevojiten jo me pak se 45 sekonda, nderkohe qe per te njejtin sherbim ne vende te tjera te rajonit, si ne Beograd mund te mjaftojne edhe 25 sekonda!
Sipas te njejtit test qe mund te behet nga kushdo dhe ne çdo moment ne faqen speedtest.net, rezulton se per te shkarkuar nje video te permasave 35 MB nevojiten te pakten 5 minuta ne Tirane, nderkohe qe kete gje mund ta besh ne Shkup per vetem 3.5 minuta!
Gjithashtu, per te shkarkuar nje film te zakonshem 800 MB, ne qender te Tiranes nevojiten te pakten 119 minuta nderkohe qe dhe ne Prishtine kete gje mund ta besh edhe per me pak se 105 minuta!
Ne vitin 2006 gjate nje takimi elektoral kryeministri Berisha mbajti nje fjalim para nje turme njerezish qe jo vetem nuk e kuptonin ate qe po thoshte ai, por mbi te gjitha as qe donin t’ia dinin se çfare po artikulonte me ze te larte! “Cdo dhome e juaja”, tha kryeministri atehere, “do te behet me nje kompjuter… s’po them …nuk po them Pentium 4, por Pentium 3 dhe Pentium 2… me 100 perqind!” Kjo shaka absurde e kryeministrit (ne fakt fyerje edhe per ata 750 mije perdorues te internetit ne Shqiperi) behej 4 vjet me pare, atehere kur kompjuterat Pentium 2 kishin te pakten 15 vjet qe nuk preferoheshin me (sot jo vetem qe nuk preferohen po as prodhohen me!).
Sipas statistikave ne internet rezulton se çdo vit, numri I perdoruesve te internetit ne Shqiperi rritet ne masen 300 perqind po kjo eshte nje “arritje” teresisht personale pasi kur vjen puna per investimet ne kete fushe, Shqiperia mbetet ende vendi me modest jo vetem ne Europe, por edhe ne te gjithe rajonin.
Te gjitha investimet ne kete fushe nuk jane kryer asnjehere sipas nje politike inkurajuese te qeverise, por vetem ne baze te intuites se disa bizneseve qe me shume se kudo tjeter kane gjetur ne Shqiperi edhe nevojen e larte per keto investime, edhe infrastrukturen me te papershtatshme, edhe klimen me pak favorizuese per shkak te konfliktualitetit politik dhe per shkak te nderhyrjeve klienteliste ne treg te qeverise.
“Perdorimi i internetit eshte shtuar ndjeshem” deklaroi para qeverise Ministri Genc Pollo, ne shkurt te ketij viti, sipas te cilit “kemi shenuar rritjen me te shpejte ne Evrope dhe kete e tregon me se miri shumefishimi 30 here brenda nje viti i lidhjeve ADSL”.
Plotesisht e vertete kjo deklarate kur e krahason edhe me shifra te tjera jozyrtare, por gjate se njejtes mbledhje te qeverise, Pollo deklaroi edhe se: “ofrimi i internetit ne shkolla eshte arritur ne masen 100% ne saje te nje programi te Qeverise te iniciuar ne vitin 2006”. Kjo e dyta eshte nje prej deklaratave me te paverteta, pasi sipas raportimeve te vazhdueshme te medias, shumica e shkollave shqiptare ndodh qe nuk kane as edhe energji elektrike, jo me internet te aksesueshem nga nxenesit.
Sipas disa sondazheve te fundit per perdorimin e internetit nga te rinjte rezulton se te pakten 57 perqind e te rinjve jane te ndergjegjshem se nuk eshte e sigurt te postosh informacion personal ne internet, megjithate 44 perqind e te rinjve ende postojne detaje rreth tyre, ndersa 1 ne 8 ben publike edhe adresen e shtepise. 40 perqind e prinderve ne te gjithe Europen pranojne se ata nuk monitorojne veprimet e femijeve te tyre ne internet.
Teknologjia e re ofron nje pafundesi mundesirash per te qene krijues. Femijet dhe adoleshentet te cilet jane perdoruesit me te medhenj te ketyre rrjeteve, i perdorin keto mundesi kreative per te shprehur identitetin e tyre. “Por nga ana tjeter femijet dhe te rinjte jane ne procesin e zhvillimit te personalitetit te tyre dhe per kete arsye, ata mund te jene te ndjeshem ndaj thashethemeve apo problemeve te tjera qe mund t’u happen me publikimin e informacioneve te ndryshme”, thote per MAPO z. Altin Hazizaj drejtor i CRCA-se.
Femijet dhe te rinjte nuk jane gjithmone te ndergjegjshem qe informacioni qe ata publikojne mund te qendroje ne internet per vite e vite te tera, ai mund te shikohet nga kushdo, madje dhe nga prinderit e tyre, nga punedhenesit apo edhe nga predatore te mundshem… Ndonjehere informacioni mund te keqperdoret per qellime te keqija nga njerez te paskrupullt.