Interneti dhe rreziqet per adoleshentet

Interneti dhe rreziqet per adoleshentet
Kalimi i kohës në internet rrit mundësitë që adoleshentët të fillojnë përdorimin e drogës apo të kryejnë marrëdhënie seksuale të pambrojtura. Ky është përfundimi i një kërkimi shkencor të realizuar nga shkencëtarët e Universitetit Queens, në Kanada. Sipas tyre, të rinjtë që shumicën e kohës e kalojnë “të ngjitur” pas kompjuterit kanë 50% më shumë mundësi për të fituar sjellje të gabuara. Në këto sjellje përfshihen: pirja e duhanit, alkoolit, kanabisit, përdorimi i drogave të rënda, marrëdhëniet seksuale të pambrojtura dhe mospërdorimi i rripit të sigurimit kur udhëtohet me makinë.

“Televizioni ka metodat e tij të censurimit, por interneti jo. Edhe nëse prindërit vendosin programe që kontrollojnë materialet e internetit është e pamundur të ndalosh adoleshentët të shohin atë që duan sepse ata janë ekspertë përsa i përket teknologjisë së internetit. Duke parë sjellje të tilla të gabuara, ata mund t’i kryejnë edhe vetë më pas”, shprehet autorja e këtij studimi, Valerie Carson.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama