Interneti di gjithcka mbi mua! Problemet qe do kemi ne te ardhmen nga Facebook Google e te ngjashem

Interneti di gjithcka mbi mua! Problemet qe do kemi ne te ardhmen nga Facebook, Google e te ngjashem
Mbani mend cfare mesazhi keni derguar para 4 vjetesh tek dikush ne Facebook? Shumica nuk do e mbajne mend, dikush dhe e ka fshire plotesisht per te mos qene asnjehere i dukshem dhe ndokujt nuk i behet vone fare. Megjithate Facebook-u e ruan ate mesazh. Cdo lloj aktiviteti qe ju kryeni ne facebook ruhet. Nese ju shihni nje profil te dikujt, nese lundroni tek miqte e tij, nese pelqeni dicka, nese vendosni nje foto, nje video, ... gjithcka ruhet. Asgje nuk fshihet.

Paragrafi me siper mund te duket abstract pasi ne nuk e kuptojme rezikun qe kemi nga interneti, por per ta kuptuar realisht se cfare po ndodh me te dhenat tona, hapni Facebook dhe shkoni tek Account > Account Settings. Diku nga fundi i listes keni nje mundesi: Download your Information! Hapni skedarin .zip dhe shikoni gjithe jeten tuaj virtuale ne facebook ashtu si dhe ju vete e keni harruar. Normalisht nuk jam nga paranojaket, por problemi qendron qe Facebook ruan nje profil tuajin te plote. Nese pas disa vitesh ju do "kaloni ne nje site", dikush do doje te dije per ju (qeveria, marketuesit e te tjere qe ju nuk do donit kurre t'i kishin keto te dhena), mund ti marrin lehtesisht nga Facebook. Menyra si interpretohet ky profil dhe veprimet tuaja kur keni qene 20 vjec, 23 vjec e me rradhe mund te jete e ndryshme dhe e frikshme!

Nga ana tjeter Google ka nje element dhe me te rrezikshem. Kerkimi kur jeni i identifikuar lidh gjithcka me profilin tuaj, por dhe DNSte e tij publike, nese i perdorni (apo te caktuara nga administratoret) ruajne cdo lloj faqeje qe vizitoni, edhe pa perdorur kerkimin Google

Kujdes me aktivitetin shoqeror ne mediat e medha, kujdes pasi nuk i dihet si do perdoren keto te dhena ndaj jush!

(Diskutimet mund te vazhdojne dhe tek Forumi yne tek: http://forumi.shqiperia.com/threads/interneti-di-gjithcka-mbi-mua-problemet-qe-do-kemi-ne-te-ardhmen-nga-facebook-google-e-te-ngjashem.24462/)

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama