”Nuk mund të mohohet më impakti i jashtëzakonshëm që interneti ka patur në jetët tona, por për momentin kuptojmë shumë pak rreth impaktit të tij në trurin tonë, i cili është një prej pjesëve që ndryshon më shpejt gjatë evolucionit të njeriut”, u shpreh John Williams, shefi i kabinetit të neuroshkencës në një spital londinez.
Ndryshe nga sa portretizojnë klishetë e jetës virtuale, u gjend një lidhje direkte midis numrit të miqve në rrjetet sociale, me numrin e miqve në botën e vërtetë. Kjo do të thotë se personat e hapur ndaj miqësive janë njësoj të predispozuar në të dy botët.
”E gjithë pyetja që shtrojmë tani është se sa kohë duhet që të ndodhin ndryshime të vërteta në trurin tonë. Nëse kjo do të vërtetohet, atëherë intereneti do të shndërrohet në katalizatorin më të shpejtë evolutiv në historinë e njerëzimit”, u shpreh një prej udhëheqësve të studimit, doktoresha Ryota Kanai.