Presidenti i Korporatës për Caktimin e Emrave të Adresave në Interntit thotë se ka shumë shanse që votimi të lejojë adresa interneti të shkruara me gërma të tilla si ato arabe, koreane, japoneze, greke, hindu dhe cirilike. Emrat e adresave te faqeve elektronike janë ato që përfundojnë me pike.com, pike.org e të tjera. Dhe mesa duket duke filluar nga sot ato mund te jene edhe ne gjuhe te tjera jo-latine.
Nga 1.6 miliardë përdoruesit e internetit në gjithë botën, më shumë se gjysma përdorin gjuhë që kanë alfabete jo latine. Interneti i pati fillesat në eksperimentet e një universiteti amerikan në vitin 1969, por vetëm në fillim të viteve 1990, përdorimi i tij u zgjerua përtej botës akademike dhe institucioneve kërkimore, tek publiku i gjerë.
VOA News