Interneti

Interneti


Fillimet e saj ka rreth viteve 60 si perpjekje e ushtrise amerikane te lidhte me Rrjet /Networks bazat e saj neper Amerik. Me pas filluan universitet me njera-tjetren dhe me vone universitet sherbyen si ISP per studentet dhe profesorat, kjo me qellim te behej nje shkembim sa me i madh informacioni. Rreth viteve 70 filloi dhe komercializimi i internetit por mund te dergohej vetem posta elektronike dhe ishte shume e shtrenjte. Ndersa nga vitet 90 pati Boomin e vete me komercializimin e plote, firma te nisura fillimisht me dy vete dhe me kapital pre 500000$ pushtuan bursat e botes dhe punesuan me mijera vete. P.sh. Yahoo filloi ne ’90 nga dy vete (japonez) me kapital fillestar pre 1000000$ dhe tani vlefta e saj është mbi 300000000$ ne burse.

Rruga e krijimit të internetit
Rrjeti ARPA
Zanafilla e idesë për ndërtimin e rrjetit, që për ne është i njohur me emrin "internet" rrjedhë nga koha e luftës së ftoftë në vitet ´60-ta. Si iniciatorë të një rrjeti të tillë janë qarqet ushtarake te ShBA-ve të cilët nga disa prezantues në internet sot, kritikohen për mbajtjen sekrete të internetit.

Që në fillim të viteve ´60-të, ushtarakët amerikan mendonin se si ti mbronin informatat e mbledhura edhe në raste të ndonjë sulmi atomikë nga kundërshtarët. Si zgjedhje më e mirë e këtij problemi shikohej një rrjetë elektronike. Në këtë rrjetë duhej që të njëjtat të dhëna të regjistroheshin dhe të shpërndaheshin ndër kompiuterë që gjendeshin në largësi. Në rast ndryshimi apo futjeve të reja të të dhënave, duhej që ndryshimet të bëheshin në të gjithë kompiuterët e lidhur në atë rrjetë. Secili nga kompiuterët e lidhur duhej të komunikonte në disa lidhje me kompjuterët tjerë. Vetëm në këtë mënyrë ishte i mundëshëm vazhdimësia e komunikimit në rast të shkatërrimit të ndonjërit nga kompiuterëve ose këputjes së ndonjë lidhje. Sidoqoftë në vitin 1964 Forcat Ajrore të ShBA-ve angazhojnë firmën RAND Corporation për ndërtimin e projektit të quajtur "Rrjeti i decentralizum". Kjo firmë nuk u angazhua për atë që ne sot e njoh paraardhës i internetit. Për shkak të shumë vështersive ky projekt nuk u realizua, vete ideja për një "rrjetë të decentralizuar" ku bartja e të dhënave bëhet në formë paketash mbeti në kokat zhvilluese.

Qendra shkencore Advance Research Projects Agency (ARPA), që nga viti 1958 shërbente për zhvillimin shkencorë për ushtrin amerikane, vendosi që më 1966 të ndërlidhë rrjetin me llogaritësin ARPA. Me këtë rast ideja për "rrjetin e decentralizuar" u zhvillua edhe më tej dhe mori një formë paksa më të kuptueshme. Në vitin 1969 në rrjetin ARPA-Net ishin të lidhur katër llogaritës. Tre vite më vonë në ARPA-Net ishin të lidhur 40-të llogaritës. Duhet theksuar se edhe në këtë kohë ARPA-Net ishte një rrjetë i mbyllur. Nga ky rrjetë i mbyllur ARPA-Net do të ndërtohej më vonë rrjeti i internetit.

 Te arriturat shkencore

Ideja për lidhjen e llogaritësve në një rrjetë, ishte interesante jo vetëm për qarqet ushtarake por edhe për ato shkencore. Në të vërtet për shkencëtarët nuk ishte shumë interesante mundësia e sinkronizimit të të dhënave ndër kompiuter, porse vetë bartja dhe shkarkimi i të dhënave nga një kompiuter në tjetrin. Pasi që ARPA-Net kishte një aftësi për t´u hapur nuk ishte problem për të zgjeruar edhe në fushat tjera. Më ndihmën e këtij rrjeti shkencëtarëve, që në vitet e `70 ju epej mundësia e shkarkimit të informatat nga institutet e lidhura në ARPA-Net .

Numri i llogaritësve të lidhur në këtë rrjetë rritej dita-ditës, llogaritësit e lidhur kishin sisteme të ndryshme operative. Llogaritës të fabrikantëve të ndryshme, unix e më vonë edhe kompiuterët personale filluan të lidhen në këtë rrjetë. Disa nga këta llogaritës kishin lidhje të drejtpërdrejtë ndërsa të tjerët lidheshin me ndihmën e telefonit dhe të modemit. Me këtë paraqitet nevoja e një protokollimi të ri të bartjes së të dhënave. Ky protokoll duhej të mos jetë i bazuar në sistemin operativ të kompiuterve të lidhur dhe shpejtësinë e bartjes së informatave. Si rezultat i kësaj nevoje lindi protokolli TCP/IP, më këtë u bë edhe i mundëshem bartja e informatave në rrjetin ARPA-Net në mënyrë të standardizuar për të gjithë llogaritësit e lidhur në këtë rrjetë.


Merita shkencore në ARPA-Net kanë edhe studentët, të cilët e zbuluan këtë rrjetë në mënyrën e vet. Dëshirë e tyre ishte një tablo informative ku bëhet këmbimi i informatave në mes tyre. Si rezultat i kësaj pune krijohet i ashtuquajturi "Usenet " (rrjeti i përdoruesve). Me këtë u vendosë edhe një gurë në ndërtimin e internetit.

Rrjeti i rrjeteve


Nevoja e dallimi të botës shkencore dhe asaj ushtarake të lidhur në ARPA-Net, për shkak të sekreteve ushtarake solli që në fillim të viteve `80 nga ARPA-Net të ndahet rrjeti ushtarak Mil-Net, ndërsa ARPA-Net mbete në duar të shkencëtarëve. Në pjesën civile të këtij rrjeti në vitet ´80, bëhet katapultimi i numrit të kompiuterve të lidhur në të. Shkaktar i rritjes së numrit të lidhjeve, merret organizata amerikan National Science Foundation (NSF). Kjo organizatë arriti që të gjithë llogaritësit e qendrave të rëndësishme shkencore në ShBA të i lidhë në këtë rrjetë. Kështu me këtë lidhje u bë e mundshme që nga rrjete të vogla të kyçen në rrjetin e madh dhe nga ai në ndonjë rrjetë apo kompiuteri tjetër. Me këtë edhe u krijua "rrjeti i rrjeteve" për të cilin për një kohë të shkurtër merr dheun fjala "internet" . Me këtë edhe fjala ARPA-Net u largua nga kokat e njerëzve rreth viteve ´80.

Në të njëjtën kohë në Evropë ndiqeshin zhvillimet në këtë drejtim. Mirëpo ato ishin të bazuara në Normat ISO. Pasi që modeli amerikan TCP/IP nuk ishte normë e ISO-së ata edhe nuk e pranonin atë. Në vitin 1986 themelohet organizata RARE (Réseaux Associés pour la Recherche Européenne) me qëllim të koordinimit të iniciativave për krijimin e një sistemit të lidhjeve të kompiuterve në nivelin Evropian. RARE lancoi projektin evropian COSINE (Cooperation for an Open Systems Interconnection Networking in Europe ) per kete qellim.

Inciativa evropiane ju përkulë suksesit të TCP/IP-së në Amerikë dhe më në fund vendosen për të krijuar një rrjetë multi-protokollar që ndër të tjera e pranonte protokollin TCP/IP. Ky sistem i lidhjes u emërtua EuropaNet dhe në të u lidhen qendra të ndryshme shkencore të Evropës.

Tani më ekziston lidhja transatlantike e Evropës në Backbone të ShBA-së. Koordinimi i komunikimit në internet për zonën Evropiane ju besua organizatës RIPE (Réseaux IP Européens). Edhe në Evropë ekziston sistemi lidhja e rrjetit me nënrrjetet dhe quhet Ebone (Europëischer Internet-Backbone). Firmë e cila për shkak të bankrotit u desh të mbyllet në vitin 2002. Në kontinentet tjera ka iniciativa dhe zhvillime të ngjashme me ato të Evropës.

Sot kur ne themi "Internet " atëherë nënkuptojmë jo vetëm thjeshtë një rrjetë por sistemin :lidhjen e rrjeteve të ndryshme të vogla, organizatave, institucioneve etj të lidhura në Backbone.

 Funksionimi i internetit

Te gjithe e keni degjuar fjalen URL dhe WWW. Por c’do te thote kjo fjale URL – Uniform Resource Locators qe s’është asgje pervetem se adresa e nje faqe ne internet qe permban informacionin e shkembyer standart te shprehur me Http:// (HyperText Transfer Protocol) qe ju shkruani ne cdo adrese qe doni te shihni ne Internet. Hypertext do te thote nje tekst i rregjistruar ne nje forme elektronike me lidhje referative ndermjet faqeve. Kuptoheni Internetin si nje qytet te madh qe ka shume banesa, ca pallate, rruge, trafik, shtepi te bukura dhe te shpifura, reklama neper rruge dhe matrapaz qe duan te te tundojn te vesh ne faqet e tyre dhe te shesin dicka, ka shtepi kurvash dhe reklama te felliqura, ka edhe xhami dhe kisha, teqe dhe sinagoga, tempuj budistesh dhe orgjish. Imagjinoni Tiranen me plehra, ndyresira dhe njerez te felliqur qe mezi presin te shkruajn llafe te poshtra neper dhomat e bisedave (chatrooms), rruge me gropa (me keto ne Internet kuptohen lidhjet e cala te disa ISP-ve).Pra shkurt ka cdo gje te mire edhe te keqe por e rendesishme është te dish adresen njesoj sic duhet te dish adresen e shtepis qe te vesh. Pa adrese nuk vete gjekundi. Ndersa me te pyetur shkon ne Stamboll thote populli dhe me te pyetur ne Internet (d.m.th me search/kerkim) shkon edhe ne Hene pasi Stambolli ne Internet nuk është vetem se nje klikim ne www.instabul.com.tr larg.

Cfare është WWW (World Wide Web)? Eshte bota jone virtuale, Rrjeti i Pergjithshem Boteror. Imagjinoni nje rrjet merimange gjikande qe vazhdon te thuret edhe ne momentet qe ti po lexon kete. Merimanga e ka trupin ne ShBA dhe kembet e saj gjithandej neper bote.

Mund te keni ndegjuar edhe per FTP (File Transfer Protocol) standarti i percimit te skedarve qe programi skedar-percues duhet te mbështës kur dergon skedar ne nje server interneti.

ISP-( Internet Service Provider) është serveri qe mban faqet dhe na ben te mundur lidhjen me internetin nga shtepia.Serveri është nje komjuter qe te ben ty te mundur lidhjen me internetin. Pra vetem nje mbështëtes qe vete është i lidhur me nje server tjeter dhe ai tjetri vete me nje tjeter.

Hosteri-(pritesi) ai server qe mban faqen tende ne internet dhe qe ben te mundur qe edhe te tjeret ta shohin. Kuptoheni si nje dyqan me qira qe duhet te paguani qiramarresin.

XHTML- (extended HyperText Markup Language) dhe XML (eXtensible Markup Language) jane standarte te reja per krijimin e faqeve, por versione te reja te HTMLIntranet- është nje rrjet privat kompjuterash me hyrje te kufizuar vetem per nje organizat por qe perdor te njejtat rruge dhe forma pune qe ka edhe Interneti.Mbrapashtesa .com ne adrese do te thote commercial dhe është per faqet me qellime dhe permbatje tregtare , org. do te thote organization, .edu do te thote education dhe është pra per universitet dhe shkollat.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama