Interpelance per Maturen Shteterore

Interpelance per Maturen Shteterore

Deputetja  e Lëvizjes Socialiste për Integrim,Kejdi Mehmetaj, e cila është deputetja më e re në historinë e parlamentarizmit shqiptar, ka zhvilluar sot një interpelancë me ministren e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolli lidhur me masat e parashikuara nga ministria për problemet e organizimit dhe administrimit të Maturës Shtetërore 2014.

Mehmetaj theksoi se, shpresat e120 mijë gjimnazistëve janë të drejtuar nga ne, si një dritë në tunelin e errët të padijenisë që ky sistem i maturës shtetërore i ka përfshirë, dhe LSI, ka pasur gjithmonë ndjeshmëri maksimale ndaj politikave rinore dhe veçanërisht politikave arsimore.

Ministrja Nikolli shprehu angazhimin e saj për të ndërtuar një sistem të bazuar në meritokraci, transparencë dhe cilësi. “Janë mbi 45 000 maturantë, që kërkojnë të dinë të ardhmen e tyre, prandaj garantimi i një procesi transparent, që fillon nga zbatimi i ligjit do të jetë prioritet i punës sonë”, tha ajo.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama