Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit Xhani De Biazi premton se kuqezinjtë do të japin maksimumin e tyre në finalet e Europianit do të zhvillohen pas një muaji në Francë.
Në një intervistë për portalin italian "passionedelcalcio.it", tekniku ka thënë se do të shkojnë në Francë për të nderuar kualifikimin historik në "Euro 216" dhe se "do japim maksimumin në çdo garë".
Trajneri i Kombëtares ka komentuar edhe situatën e fundit në Serinë A, si dhe duelin e pritshëm mes Milanit dhe Juventusit në filanalen e Kupës së Italisë.
A pritet të ketë probleme Napoli kundër Frozinones?
Kurrë mos thuaj kurrë. Në futboll jo çdo gjë është e llogaritur, por blutë kanë rreth 90 për qind të mundësive për ta fituar ndeshjen.
Çfarë ndeshjeje pritet të luajë Interi kundër Sasuolos?
Tifozët mund të bëjnë disa llogari, por futbollistët janë profesionistë dhe duhet të kërkojnë të japin gjithmonë maksimumin në fushë.
Çfarë Verone do të gjejmë përballë Palermos?
Në periudhën e fundit verdheblutë kanë marrë rezultate të mira. Palermo do të luajë gjithçka, por Verona nuk ka gjë për të humbur.
Ky Milan sa mundësi ka të fitojë Kupën e Italisë kundër Juventusit?
Shumë, nëse bardhezinjtë do të jenë si dje... por duke parë që Juventusi do që të fitojë, për Milanin do të jetë një sfidë për të fituar kupën. Djemtë e Alegrit treguan forcën në kampionat dhe tani duan të mbyllin sezonin me një triumf.
Si trajner i Shqipërisë, çfarë do të pritet nga ky Europian?
Nuk duhet t'i demonstrojmë gjë askujt. Do të shkojmë në Francë për të nderuar këtë kualifikim për herë të parë në këtë turne. Do të japim maksimumin në çdo hap.