Inva Mula me dashurine per Faustin ne Shkup

Inva Mula me dashurine per Faustin ne Shkup

“Fausti” që ngjit në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Shkup sopranon shqiptare Inva Mula, me regjisorin Nicolas Joel, vë theksin në dashurinë tragjike të Faustit e Margaritës, ndërkohë që kori shërben më së miri për anën spektakolare të operës. Sopranoja shqiptare Inva Mula është një Margaritë magjepsëse, po ashtu gjermani René Pape interpreton një Mefistofel sa elegant po aq dhe hakmarrës. Ky “Faust” mjaft i suksesshëm për operan franceze do të rikthejë në Shkup sopranon shqiptare mbrëmjen e së enjtes. Opera franceze më e suksesshme në botë “Fausti”, bazuar në tragjedinë e Gëtes, ka qenë një sukses i plotë për sopranon shqiptare Inva Mula, e cila ka shkëlqyer në skenat më prestigjioze të botës në rolin e Margaritës. E krijuar më 1869, në versionin e recitimit, kjo vepër prezantohet për herë të parë në skenën e Shkupit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama