”Sulmi nëpërmjet teknologjive të reja kompiuterike në çështje politike me rëndësi për rajonin është “moda” e re e lëshuar nga miqtë e Iranit. Këtë herë, i ka takuar “Google” të shndërrohet në pjesë e lojës së kundërshtarëve tanë”, tha Mehmanparast. Nga ana e tij, “Google”u përgjigj duke thënë se asnjëherë nuk e ka emërtuar Gjirin Persik, prandaj nuk mund të akuzohet për ndryshimin e emrit.
Irani është veçanërisht i ndjeshëm rreth mënyrës se si quhet ujrat përtej Ngushticës së Hormuzit. Historikisht, ka ekzistuar emri Gjiri Persik, por shumë vende arabe kanë filluar ta quajnë Gjiri Arabik. Si pasardhësi direkt i Persisë së lashtë, Teherani e konsideron një ofendim për kulturën e tij emërtimin e ndryshëm.