Italia ndalet në sfidën e fundit në grupe. "Axurrët" u mundën mbrëmjen e së mërkurës nga Republika e Irlandës me rezultatin 0-1.
Goli i vetëm i këtij takimi u realizua nga Robert Brendi në minutën e 85´ të lojës nga një gjuajtje me kokë. Ky goli thotë shumë për irlandezët, pasi i jep atyre kualifikimin për në 1/8-at.
Paçka këtij rezultati, Italia mbetet e kualifikuar për në turin tjetër. Ekipi i drejtuar nga Antonio Konte udhëheq Grupin E me 6 pikë, edhe pse ndeshja e fundit nuk u mbyll ashtu siç pritej për ta.
E dyta që kualifikohet në këtë grup është Belgjika. Pas fitores 0-1 ndaj Suedisë, belgët renditen të dytët me pikë të barabarta me Italinë.
Asgjë për t'u shënuar për Suedinë në këtë Europian. Pas barazimit që morën në ndeshjen e parë ndaj Republikës së Irlandës, Suedia e mbyll këtë turne në vendin e fundit në Grupin E me 1 pikë.