Irlanda e Suedia ndajne nga 1 pike Ibra i gezohet nje autogoli (VIDEO)

Irlanda e Suedia ndajnë nga 1 pikë, Ibra i gëzohet një autogoli (VIDEO)

Irlanda dhe Suedia e mbyllën në paqe ndeshjen e parë në "Euro 2016". Takimi i vlefshëm për Gurupin E përfundoi në shifrat 1-1 në "St-Denis" të Francës.

194108607-a3504702-a728-4e89-8a8c-2e5bc0597a37

Fillimisht, ishin irlandezët që kaluan në avantazh në minutat e para të pjesës së dytë me anë të Hulahan, por Suedezët reaguan duke i vënë shpesh herë në vështirësi.

Zlatan Ibrahimoviç u bë protagonist në aksionin e golit të barazimit, paçka se nuk ishte ai që e çoi topin në rrjetë. Suedezët barazuan në minutën e 71´ të ndeshjes, falë një autogoli të shënuar nga Klark.

Ibrahimoviç nisi një aksion nga krahu i majtë dhe një kros i tij pranë zonës së rreptësisë u devijua me kokë nga Klark, veprim që befasoi portierin e tij.

Irlanda ndodhet në Gurpin E bashkë me Suedinë, Belgjikën dhe Italinë. Këto të fundit do të përballen sonte në mbrëmje në orën 21:00 në Lion të Francës.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama